10 situata që vetëm një dem i kupton

Life style

10 situata që vetëm një dem i kupton

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Demi është një shenjë që udhëhiqet nga Afërdita, planeti i së bukurës dhe dashurisë. Ndaj, nëse je një Dem, me shumë gjasa, je një person shumë romantik dhe nga ana tjetër, njihesh si shenja që di restorantet më të mira, pasi vdes për ushqim të mirë. Të jesh një Dem është një fat i madh dhe ka ca situata që vetëm ti mund t’i kuposh.

I merr vendimet me shumë kujdes

Demi njihet si një shenjë shumë e kujdesshme dhe mendohet për shumë kohë para se të marrë një vendim të rëndësishëm. Demi i dëgjon me shumë vëmendje zemrën dhe trurin, ndaj shpeshherë mund të konsiderohet si një shenjë që s’e ndan dot mendjen. Ama, kur e ndan, është i/e sigurt që ia vlen 100%.

Vdes të vishesh bukur

Demi nuk është për sasinë, por për cilësinë. Ka veshje dhe aksesorë të pakohë, nga marka të shtrenjta. Nëse sheh një person me një pulovër kashmer, me shumë gjasa, është një Dem.

Je tejet kokëfortë

Asgjë nuk ia ndryshon mendjen një Demi. Ose e bën diçka, ose thjesht nuk e bën. Nuk ka një të mesme oër një Dem. Edhe nëse e di që e ka gabim, një Dem nuk di të heqë dorë.

Me shumë gjasa, gjuha jote e dashurisë është prekja fizike

Nëse je një Dem/ lidhur me një Dem, mund të na e konfirmosh se personat e kësaj shenje nuk dinë t’i mbajnë duart në një vend. Ata kanë fiksim të përqafojnë, puthin dhe prekin njerëzit që duan. Demi dhuron shumë përqafime dhe nëse i mungon prekja fizike, nuk ndihet aspak mirë.

Vdes për ushqimin

Një këshillë falas nga ne: Besoji gjithmonë një Demi për porosinë e ushqimit. Demi zgjedh më të mirën për vete, njeh gjithë restorantet që servirin pjata plot shije dhe madje, ka edhe talent në gatim.

Gjen një balancë shumë të mirë me financat

Një Dem shpenzon dhe kursen! Nuk e dimë si ia del, por është mjeshtër për financat. Demi do që gjithnjë të ketë siguri te lekët, ndaj ka kursime mënjanë.

Je shumë besnik/e në një lidhje

Demi nuk lidhet direkt, por kur e ndjen se duhet të përkushtohet te personi tjetër. Demi është shumë romantik në një lidhje dhe nga ana tjetër, edhe shumë besnik. Çfarëdo të ndodhë, një Dem nuk tradhton kurrë! Ka ca parime, të cilat veç nëse ndodh gjëma i shkel.

Do të shijosh jetën

Ndërkohë që e gjithë bota ecën me një ritëm goxha të shpejtë, Demi zgjedh të ngadalësojë dhe të shijojë jetën dhe të krijojë eksperienca të reja. Njerëzit mund ta kritikojnë Demin se është një shenjë dembele ose e ngadaltë, por e vërteta është se Demi thjesht do të jetojë në paqe me veten dhe me të tjerët.

Nuk heq dorë lehtë

Nëse një Dem është i interesuar në diçka apo te dikush, me shumë gjasa, do e bëjë për vete/ të vetën. Si një shenjë kokëfortë, Demi nuk dorëzohet dhe nëse sheh mundësi dhe një person premtues, do të bëjë gjithçka për ta fituar në jetë.

Do t’i kesh gjërat nën kontroll

Demi nuk do që gjërat t’i dalin jashtë parashikimeve dhe mikromenaxhon çdo gjë në jeten e vet. Madje, të thotë dhe ç’të bësh, pse dhe si ta bësh. Ndryshimet e papritura janë makthi i kësaj shenje, ndaj më mirë lodhet me menaxhimin dhe vigjilencën, sesa të përjetojë ankthin e ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat