Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Life style

Të fitosh respektin që meriton? Ja pesë parimet e duhura

Më: 11 maj 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Respekti është ndryshimi midis të ndjerit mirë me veten dhe të qenit plot dyshime; kur të dëgjojnë se ç’thua dhe kur s’ta vënë veshin; kur bën atë që do në jetë dhe kur bën atë që e vendos dikush tjetër për ty; ndryshimi midis një bashkëbisedimi dhe një grindjeje. Ndryshimi midis “jo-ja do të thotë jo” dhe “jo-ja do të thotë po”.

Tekefundit, respekti shprehet me veprime dhe fjalë: të tuat dhe të atyre që janë përreth jush. Si mund ta fitosh respektin që meriton?

1. Respekto veten

“Respekti ndaj vetvetes” përkthehet si “respekt i duhur ndaj vetes si qenie njerëzore”. Ka të bëjë me kujdesin ndaj vetes dhe në të përfshihet dëgjimi i ndjenjave të tua, zbulimi se në çfarë beson dhe zgjedhja e asaj që për ty është e drejtë.

Të respektosh veten bëhet më e plotë po të shtosh edhe: vlerat e vetes, pranimin i vetes dhe besimin në vetvete.

2. Të dëgjosh zemrën tënde

Çdokush dëgjon brenda vetes një zë që i thotë se çfarë mendon dhe ndien në të vërtetë – ndonjëherë është thjesht një pëshpëritje, por që ju përcjell sinjalet e trupit apo të shpirtit. Nëse përqendrohesh te këto sinjale, do ta kesh më të lehtë të kuptosh nevojat e tua të përditshme apo nga se trembesh.

Të dëgjosh zemrën tënde, është një formë vetëmbrojtjeje. Ki besim te mesazhet e rëndësishme që ju thotë vetvetja!

3. Të vendosësh kufij

Kufiri është një vijë e padukshme, të cilën nuk do të donit t’jua shkelin të tjerët. Kufijtë e tu përcaktohen nga vlerat e tua, caqet e tu personalë dhe përvoja e jetës. Vendosja e kufijve ka të bëjë me mënyrën sesi ju flet ndokush apo se si sillet me ju, sesi të prek etj.

Kufijtë nuk janë mure që të ndajnë nga njerëzit, çdokush mund të hyjë lehtësisht brenda tyre. Por, kur vendos kufij dhe i respekton ata, marrëdhëniet e tua bëhen të respektueshme.

4. Të ngresh zërin e ta thuash hapur atë që mendon ti e meriton të dëgjohesh

Kur ti flet dhe të tjerët të dëgjojnë me vëmendje, atëherë ndihesh e vlefshme.
Ndodh të kesh frikë të shprehesh, i frikësuar se mos të gjykojnë, apo ngaqë ajo që do të thuash të duket e pakuptimtë.

Të shprehësh mendimin tënd, do të thotë të thuash atë që mendon. Vetëm kështu të tjerët kuptojnë qartë se ç’gjëra të pëlqejnë dhe ç’nuk të pëlqejnë. Në këtë mënyrë, ata mësojnë edhe se si të sillen me ty.

5. Përpiqu për t’u trajtuar si i barabartë

Në thelb të respektit është besimi se të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga formimi kulturor apo mënyra sesi jetojnë, e meritojnë të respektohen njëlloj. Për këtë qëllim, shpeshherë flisni për të drejtat tuaja; bëni që të tjerët të veprojnë ngjashëm.

Sa herë që të përballeni me ndonjë lloj diskriminimi, duhet të besoni se edhe ju jeni të barabarta me të tjerët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat