Sa më pak para, aq më shumë orgazma, besnikëri dhe lumturi

Life style

Sa më pak para, aq më shumë orgazma, besnikëri dhe lumturi

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:29
Ilustrim

Meshkujt të cilët nuk kanë të ardhura të mëdha nuk kanë as zgjedhje të mëdha, ata thjesht detyrohen të jenë të shkëlqyeshëm në krevat.

Meshkujt e pasur në martesë sjellin para, mirëpo gjithashtu sjellin edhe mendjemadhësinë, vrazhdësinë dhe komunikimin e keq, tregojnë hulumtimet.

Martesa e vajzës me mashkull të pasur nuk do të thotë të jetë edhe e suksesshme, ndërkaq një nga arsyet mund të jetë edhe hulumtimi i ri i qendrës “Rev Risrc”, i cili ka treguar që meshkujt me të ardhura më të vogla dhe ata me të ardhura të mesme janë më të mirë në krevat, më besnikë dhe më emocionalë.

Nga ana tjetër, meshkujt me të ardhura më të vogla, nuk kanë edhe zgjedhje të mëdha, ata thjesht detyrohen të bëhen të shkëlqyeshëm në krevat.

Sa më pak para, aq më shumë besnikëri, orgazëm dhe lumturi, thonë rezultatet e hulumtimit, ndërkaq ngjashëm mendon edhe profesor Galinski i Universitetit në Chicago, i cili thotë që meshkujt e varfër janë më pak hipokritë sesa meshkujt e pasur.

Meshkujt me pak të ardhura zakonisht janë më të kujdesshëm me njerëzit e panjohur me të cilët sapo njihen sesa meshkujt pasur, sepse me rastin e njohjeve rregullisht përdorin buzëqeshjen dhe kontaktin me sy, ndërkaq janë edhe më të gatshëm për të biseduar.

Meshkujt e pasur në kontaktet e para janë më të vrazhdë dhe më mendjemëdhenj, sepse shpesh besojnë që nuk kanë nevojë për njohje të reja, derisa ata me status më modest kërkojnë rastin e tyre dhe zemërhapur u ofrohen njerëzve të tjerë.

Pra, vajza, nëse do të jeni në situatë të zgjidhni midis mashkullit të bukur me të ardhura të mesme dhe mashkullit tjetër me më shumë para, mendoni edhe një herë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat