Disa shenja që tregojnë se mashkulli juaj ka mungesë përkushtimi

Life style

Disa shenja që tregojnë se mashkulli juaj ka mungesë përkushtimi

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 10:21
Ilustrim

Disa persona kur janë në një lidhje kanë mënyra të ndryshme të sjelljes dhe shprehjes së ndjenjave.

Ka meshkuj që e kanë të vështirë të shprehen me fjalë e preferojnë ta tregojnë dashurinë përmes veprave, disa të tjerë e kanë të vështirë të përkushtohen dhe t’i dedikohen tërësisht një lidhjeje. Por e vërteta është që nëse në një lidhje dashurie ka mungesë përkushtimi ndaj njëri tjetrit nga njëra palë ose pala tjetër atëherë dihet që gjërat do të fillojnë të komplikohen pak më shumë.

Më poshtë ju sjellim disa nga shenjat nëse një mashkull ka mungesë përkushtimi ndaj femrave.

Ai asnjëherë nuk i përmend ish të dashurat e tij

Ai udhëton shumë…ndoshta tepër.

Ai nuk është djali i një lidhje stabile dhe serioze

Ai gjen arsyetime të ndryshme për të mos dalë në një takim tipik dashurie

Ai nuk ka shokë shumë të ngushtë me të cilët ndan gjëra

Ai nuk preferon të kalojë natën tek ti ose anasjelltas

Nuk dëgjon nga ai për disa ditë të tëra

Ai është i dashur dhe i afërt kur jeni bashkë ndërsa i ftohtë kur jeni larg

Ai nuk të merr me vete në festa familjare as në dasma

Ai e kthen në humor sa herë që ti e përmend një lidhje më serioze

Ai dëshiron marrëdhënie seksuale…shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat