Takimi i parë? Mos guxoni të… - Bota Sot
Takimi i parë? Mos guxoni të…

Life style

E hënë, 22 tetor 2018

Takimi i parë? Mos guxoni të…

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 22:27
Ilustrim

Rregulli është i vjetër, por vlen sërish: përpiquni të imagjinoni misterin por, pa u bazuar te vetja. Më e rëndësishmja është të shmanget pritja e gjatë dhe planet e paracaktuara. Duket banale, por sa herë është ndryshuar “poezia” e takimit të parë, sidomos për shkak të pritjes, ankthit reciprok, apo dëshirës për ta jetuar 100 për qind atë moment, pa menduar për të nesërmen.

Para atij çasti, na vijnë në mendje mijëra pyetje: “Si duhet të sillem? Çfarë do të ndodhë? A do t’i pëlqej? Si do të rrjedhin ngjarjet më pas? Ja disa rregulla të thjeshta, që mund t’ju ndihmojnë të shijoni çastin e shumëpritur, pa menduar se çfarë të sjell e nesërmja…

Mos u ekspozoni

Duke qenë se keni përballë një person i cili dëshiron t’ju njohë, mund ta “shisni” veten shtrenjtë. Askush s’ju detyron t’i tregoni të gjitha që në takimin e parë; mund të tregoni gjërat që dëshironi, të përqendroheni vetëm te disa aspekte; nuk keni pse të futeni menjëherë në detaje. Mbani një lloj distance. Me kalimin e kohës, nëse gjërat shkojnë mirë mund të tregoni gjithçka…

Mos e tradhtoni veten

Mos tentoni të vishni taka në qoftë se jeni tipi i këpucëve të sheshta; nuk keni pse rrini pa truk për t’u dukur mirë, kur në fakt trukoheni edhe kur dilni te dera. Bëjini gjërat siç i bëni normalisht, pa u përpjekur që t’i ngjani dikujt tjetër. Në qoftë se një propozim për të shkuar në kinema, ose për të dëgjuar muzikë xhaz nuk ju pëlqen, thojeni. Mos e tradhtoni veten, duke i imponuar gjëra që s’ju pëlqejnë.

Lëreni veten të udhëhiqet nga frymëzimi

E keni pranuar ftesën e një djaloshi sepse ai ju pëlqen, ju bën kureshtare, ju tërheq, mezi prisni të jeni në shoqërinë e tij dhe kërkoni të shihni se çfarë do të ndodhë… Atëherë nuk keni pse e pyesni veten se ç’ju pret, çfarë do të bëni apo deri ku do të arrini. Besojini vetes dhe ndjenjave: lëreni mbrëmjen të rrjedhë lirisht; në fund shikoni se ç’do të bëni. Mos u sforconi, por kënaquni!

Gënjeshtrat lëndojnë

Mos u përpiqni ta ndryshoni moshën, duke e rritur ose duke e ulur atë. Mos thoni kurrë që keni pasur shumë histori kur në fakt keni pasur vetëm një dashuri të madhe në të gjithë jetën tuaj; mos u hiqni sikur e adhuroni sportin, kur në fakt e kaloni të dielën shtrirë në divan duke u çlodhur. Shkurt: mos gënjeni! Jini vetvetja, mos u përpiqni t’i ngjani dikujt tjetër për të lënë përshtypje të mirë te personi që keni përballë.

Kushtojini rëndësi bashkëbisedimit

Shmangini argumentet e përgjithshme dhe sipërfaqësore; nuk keni pse t’i bëni pyetje të kota bashkëbiseduesit për ta njohur më mirë në dy orë. Sado të përpiqeni, kjo është e pamundur. Rikthejeni vëmendjen tuaj te gjërat që ndjeni dhe ato që ju pëlqejnë. Do të shikoni se pas kësaj, edhe komunikimi do të ndryshojë, do të jetë i lirshëm dhe më spontan. Jepini përparësi heshtjes dhe gjesteve të vogla, sepse ato “flasin” shumë…

Mos fantazoni, sepse është shumë shpejt

Nuk keni dalë akoma me të dhe fantazoni se çfarë do të ndodhë nesër. Mos krijoni iluzione të kota kur ai thjesht ju ka kërkuar një takim; është gati e pamundur të dashuroheni me shikimin e parë; Nuk bën mirë të mendoni që ai do të dashurohet menjëherë pas jush, që do të jetoni bashkë përgjithmonë dhe do të sillni në jetë fëmijë. Në qoftë se keni në mendje fotografinë e së ardhmes, rrezikoni të bëheni viktimë e skemës suaj, e ta largoni edhe bashkëbiseduesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test