Rregullat e reja të seksit oral

Life style

Rregullat e reja të seksit oral

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 23:56
Ilustrim

?Seksi oral nuk duhet të jetë vetëm një punë për partneren tuaj, por edhe për ju.
“Sa më të rehatshme dhe të këndshme ia bëni femrës suaj, aq më të lehtë do ta ketë edhe partnerja juaj për të bërë seks oral më shpesh”,- thotë terapisti i martesave Moushumi Ghose.

Ja disa këshilla se si duhet të silleni me partneren për një seks oral.

Çfarë nuk duhet të bëni…

1 -Mos i bëni presion. Nëse vetëm i thoni se sa shumë doni që t’iu bëjë seks oral, ajo do të hezitojë.

2 -Mos lëvizni me dorë kokën e saj. Kur femra juaj është duke ju bërë seks oral, nuk është e nevojshme që ju t’i shtyni kokën me dorë. Lërjani asaj në dorë që të kontrollojë ritmin dhe situatën.

3 -Mos e urdhëroni. Komanda të tilla si “më thellë” apo “më ngadalë” i duken asaj si kritika dhe këtë gjë nuk e pranojnë.

4 -Mos e lini pas dore partneren tuaj kur ju të mbaroni punë. Tani është radha e saj për t’u kënaqur.

Çfarë duhet të bëni

1 -I thoni femrës tuaj se po “ju çmend”. Ato e pëlqejnë jashtëzakonisht këtë gjë, ta dinë se po bëjnë një punë të mirë.

2 -Bëjeni të ndihet e rehatshme. Sa më rehat që të ndihet gjatë aktit, aq më gjatë mund të merret me “lodrën” tuaj.

3 -Duhet të kujdeseni për higjienën tuaj. Mos harroni, po të vini erë të këndshme, aq më mirë është.

4 -Negocioni stategjinë tuaj të daljes. Jo gjithçka ndodh si në pornografi. Femra juaj mund mos të dojë që ju të “prisheni” në fytyrën e saj, kështu që më mirë pyeteni se ku dëshiron që të “prisheni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat