3 mënyra për ta rindezur shkëndijën mes jush

Life style

3 mënyra për ta rindezur shkëndijën mes jush

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 00:22
Ilustrim

Shkëndijat e dashurisë në dy vitet e para të lidhjes suaj zakonisht kthehen në ‘prush’. Por, çka nëse ky prush ka nevojë për pak ushqim në mënyrë që të ndizet zjarri përsëri? Ne kemi mbledhur disa mënyra nëpërmjet, të cilave ju e rindizni atë zjarr.

1. Shkruani një letër dashurie!

Në jetët tona të zëna që kalojnë me hap të shpejtë, mund të jetë e lehtë të harroni se çka ju ka bërë të dashuroheni në partnerin tuaj. Merrni një letër dhe harxhoni pak kohë duke shkruar se çka pëlqeni te partneri juaj dhe pse jeni ende në dashuri me të. Ju do të kënaqeni duke e shkruar letrën dhe duke i kujtuar ato ndjenja të mira, që ju kanë bërë ta shihni atë në një dritë të re.

2. Gjeni një aktivitet të përbashkët!

Studimet tregojnë se kur ju dhe partneri juaj mësoni një aktivitet të ri bashkë, lidhja juaj forcohet. Nëse punoni së bashku në një qëllim, ju mund të keni edhe një temë bisede më shumë. Kështu që merrni një aktivitet që nuk e ka provuar asnjëri më parë. Risitë e ndezin romancën.

3. Kthehuni në kohën kur gjithçka ka filluar!

Ju kujtohen ato fluturat që gjendeshin gjithandej, kur ju u takuat në fillim? Kthehuni në vendin ku keni pasur takimin e parë. Shkoni atje ku keni kaluar pushimin e parë së bashku. Kthimi në këto lokacione i nxit mendimet e lumtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat