Ëndrra me para? Ja domethënia e tyre

Life style

Ëndrra me para? Ja domethënia e tyre

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 15:06
Ilustrim

Ëndrrat me para janë diçka që na ka ndodhur të gjithëve. Kartëmonedha, monedha, para të gjetura në rrugë, para të vjedhura, apo të dhuruar, format janë të ndryshme, ashtu siç janë dhe domethënia e tyre.

Të ëndërrosh kartëmonedha
Edhe në ëndrra kartëmonedhat janë shenjë pasurie dhe mirëqenie. Të shikosh në ëndërr e para letër tregon një siguri më të madhe dhe aftësi për të realizuar dëshirat më të fshehta. Por shpesh këto ëndrra janë dhe shprehje e ankthit dhe frikës, të një lodhjeje kur nuk arrihet diçka që dëshirohet.

Të ëndërrosh monedha
Shpesh herë paratë në formë metali apo monedha janë shenjë pastërtie. Kështu të ëndërrosh të holla shpesh herë përkthehet si dëshirë për të treguar pastërti, ndershmëri, por edhe dëshirë për të kërkuar gjërat më thelbësore në jetë. Në shumë raste ato kanë kuptimin që të shkohet në thelb të një çështje apo të një marrëdhënie.

Paratë false
Ëndrra me para false është një mënyrë e të pandërgjegjshmes sonë për të na vënë në mbrojtje për duke vlerësuar miqësitë dhe njerëzit e zemrës, që mund ta na tradhtojnë.

Paratë e vjedhura
Tregojnë dëshirën e dikujt për të fituar një aftësi të caktuar, apo të frikës për ta humbur atë. Nëse jemi ne ata që vjedhim para, atëherë jemi në kërkim të një cilësie që ka një tjetër person. Nëse në ëndërr shikojmë që jemi në ata që na vjedhin, do të thotë që dikush do të na dëmtojë.

Para e gjetura
Gjetja e parave është një shenjë e mirë. Edhe nëse ëndërroni sikur gjeni bizhuteri apo një thesar, edhe kjo tregon që ka në horizont në risi që do të shkojë për mbarë.

Paratë e dhuruara
Në ëndërr kanë dy kuptime, ose do të merrni ose do të bëni një dhuratë. Nëse merrni para dhuratë nga një i panjohur, do të thotë që duhet të rrisni vetëvlerësimin tuaj.

Paratë e humbura
Kur humbisni para edhe në ëndërr nuk është kurrë shenjë e mirë. Do të thotë që po humbisni shumë kohë dhe energji më një çështje që nuk ka shumë vlerë, qoftë kjo në jetën tuaj profesionale, atë sentimentale. Mund të marrësh si një alarm i të pandërgjegjshmes, për t’u fokusuar në diçka me vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat