Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Life style

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 17:51
Ilustrim

Të fjeturit me një person tjetër me të vërtetë që i ka të mirat dhe të këqijat e veta. Nuk dëshironi të flini vetëm sepse do të ndjeheni e vetmuar, por pastaj partneri fillon të gërhij ose të lëviz shumë dhe më nuk e dini se çfarë dëshironi.

Sipas Jacob Andrews, i cili merret me ilustrime, janë 6 faza të të fjeturit me një person tjetër, dhe këto faza ai i ka ilustruar në mënyrë të përsosur.

Ky ilustrim është i jashtëzakonshëm dhe çdo person që ka fjetur me partnerin do të pajtohet se janë të vërteta.

Faza e parë: Koha e artë

Sapo jeni futur në shtrat, jeni përqafuar dhe ndjeheni sikurse nuk mund të kishit qenë më të lumtur apo më komod… Por, kjo ndjenjë zgjatë vetëm dhjetë minuta…

Image

Faza e dytë: Gjithçka është DJERSË!

Papritmas jeni në “mbretërinë e temperaturave të papërballueshme”, nuk ndjeheni komod dhe përpiqeni ta gjeni një zgjidhje.

Image

Faza e tretë: Ose jeni shumë afër njëri-tjetrit, ose shumë larg

Distanca e përsosur trupore është thuajse e pamundur të mbahet. Nuk dini se cila distancë është e përsosur, njëherë dëshironi të qëndroni larg njëri-tjetrit, por pastaj e dëshironi partnerin larg trupit!

Image

Faza e katërt: Fjetja në pozita të çuditshme

Në këtë fazë do të përjetoni pozitat e çuditshme të cilat i bën partneri/ja gjatë gjumit dhe me të vërtetë që do të befasoheni me to.

Image

 

Faza e pestë: Shprehitë e papritura të gjumit

Këto shprehi mund të jenë fjetja apo qeshja gjatë gjumit.

Image

Faza e gjashtë: E kuptoni se çfarë do të thotë të flini vetëm

Kur të flini pastaj vetëm do ta vlerësoni fjetjen vetëm, por kjo ndjesi do të zgjasë vetëm pak kohë pasi që prapë do të filloni të ndjeheni të vetmuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat