Psikologët:Këta faktorë shpjegojnë se përse dhe si biem në dashuri

Life style

Psikologët:Këta faktorë shpjegojnë se përse dhe si biem në dashuri

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 18:25
Ilustrim

Dashuria romantike është e mbuluar me mister. Çfarë i afron njerëzit së bashku dhe si funksionon procesi i rënies në dashuri?

Sipas Elizabeth Philips, studente në psikologjinë e aplikuar eksperimentale dhe faktorëve njerëzor në Universitetin Florida, psikologët kanë identifikuar dhjetë faktorë të cilët e shpjegojnë se si funksionon kjo.

Ngjashmëria

Ne kemi tendenca ta imagjinojmë se lehtë do t’i pëlqejmë dikujt që i ndanë të njëjtat gjëra me ne.

Pëlqimi reciprok

Shumicën e kohës ne kemi qejf dikë që i pëlqejmë, pasi që e shijojmë ndjenjën e të qenit i/e dëshiruar.

Karakteristikat e dëshirueshme

Të gjithë kemi aspekte unike të personalitetit dhe tërheqjes fizike të cilat na duken të rëndësishme.

Pranimi shoqëror

Normat kulturore e kufizojnë kategorinë e njerëzve që mendojmë se është i pranueshëm për neve të biem në dashuri me të.

Nevoja e kompletimit

Qoftë nëse është statusi intim apo shoqëror, njerëzit bien në dashuri pasi ta kenë takuar personin që ua mbushë nevojat dhe i kompleton.

Faktori X

Dikush mund ta ketë atë gjënë e veçantë e cila na eksiton, si këmbë të dëshirueshme apo sens të mirë të humorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat