Çfarë nuk duhet të bësh kurrë me një të shenjës së Gaforres dhe Luanit

Life style

Çfarë nuk duhet të bësh kurrë me një të shenjës së Gaforres dhe Luanit

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 15:12
Ilustrim

Deri pak ditë më parë, Gaforrja ka qenë në muajin e saj; prej pak ditësh kemi hyrë në muajin e Luanit. Kjo është arsyeja pse kemi zgjedhur të ‘analizojmë’ këto dy shenja që do të ndiqen në vazhdim prej të tjerave. Hapni sytë dhe kujdes me sjelljet, janë të dy hënor :D

Gaforrja
Edhe në rast se dinë ta fshehin mirë, të lindurit në shenjën e Gaforres janë mjaft të ndjeshëm. Shpesh tentojnë të ngrenë mure rreth vetes për të shmangur vuajtjet dhe nuk besojnë në shumë njerëz. Nuk duhet kurrësesi t'i vini në lojë, edhe pse qëllimi mund të jetë për të bërë vetëm shaka. Do të të marrë seriozisht dhe do lëndohet. Prej luftës së vazhdueshme me veten, humori i një ‘gaforreje’ është i luhatur. Duke qenë vazhdimisht ‘në mëshirën’ e ndikimeve të hënës, edhe sjelljet i ka hënore. Ka momente që mund të jetë njeriu më i gëzuar në botë dhe të tjera që bëhet menjëherë antipatik. Është mjaft i dhënë pas vlerave famlijare dhe punëve të shtëpisë. Nëse jeni njerëz që nuk aspironi të ndërtoni një famlije, qëndrojuni larg. 
Nëse doni të shkoni mirë me një njeri të kësaj shenje duhet të bëni mjaft kujdes me fjalët që thoni. Gaforret preken menjëherë dhe vështirë se mund të harrojnë. Një gjë tjetër që nuk duhet të bëni, është këmbëngulja për gjërat që nuk duan të bëjnë. Për t’u treguar të sjellshëm, ndoshta veprojnë por do të ndihen të zhgënjyer. Sidomos në dashuri, duhet të jeni mjaft të duruar me ta. Duhet ta vini veten në vendin e tyre që të mund t’ju kuptoni sjelljet. Ju të gaforres, do të keni përherë pak nga shpirti i fëmijës dhe e përballoni jetën me naivitet; e gjithë kjo është thikë me dy presa. Nga njëra anë do ndiheni gjithmonë optimist por nga ana tjetër do të ndiheni të pafuqishëm përballë njerëzve të pa mëshirshëm.

Luani 
Çfarë nuk duhet të bësh me ‘Luanët’ e ndërlikuar?! Njerëzit e kësaj shenje kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Nuk mjafton t’ju qendrosh pranë, duhet të të ndiejnë afër në të gjitha kuptimet. Duhet ta dijë se mund të mbështen te ti edhe pse, në fund, përfundojnë duke i zgjidhur të gjitha çështjet vetë. Ama, duke e ditur që të ka pranë, ndidhet mirë, ndihet i qetë. Kur një njeri i kësaj shenje ka një problem, duket menjëherë. Para së gjithash, humbet gjumin. Në fakt, të lindurit në shenjën e Luanit, arrijnë t’ju largohen problemeve gjatë ditës, duke u angazhuar me punët e përditshme por, sapo vjen nata, rihapen të gjitha çështjet. Nuk duhet kurrë t’ju tradhëtosh besimin, edhe nëse bëhet fjalë për gjëra të vogla. Të gjitha marrëdhëniet e ‘Luanit’ bazohen vetëm te besimi. Edhe nëse duket njeri i fortë, në të vërtetë, fshihet një shpirt i brishtë e i ndjeshëm që shpesh rrezikon të shkelet me këmbë. Në rast se ju duken njerëz të ashpër, është vetëm një maskë. Vetëm ata që do meritojnë pjesën më të mirë të tyre do t’i njohin vërtetë.

Marrëdhëniet mes dy shenjave
Marrëdhënia mes një Gaforreje dhe një Luani ka rezultuar gjithmonë e dobishme dhe e kënaqshme për të dyja palët. Të dy kërkojnë siguri në marrëdhënie por, nëse Gaforrja e kërkon në nivelin emotiv, Luani ka nevojë të ndihet i dëshiruar. Janë të dy shumë besnikë por të dy, shpesh krijojnë situata të sikletshme e problematike për shkak të reagimeve. Duke parë rëndësinë që ka besnikëria për të dyja palët, arrijnë të kuptohen dhe raporti mes tyre do të jetë gjithmonë në nivele të mira. Qoftë Gaforrja, qoftë Luani të kërkojnë qëndrueshmërinë që ofron familja e ndërtuar mbi baza të forta ekonomike e morale. Shpesh, vendosmëria e të dy palëve, duhet të arrijë një pikë komprosmisi që t’i kënaqë të dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat