Çifti i lesbikeve në Tiranë, skena të nxehta përpara fëmijëve

Life style

Çifti i lesbikeve në Tiranë, skena të nxehta përpara fëmijëve

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 20:27
Skena të nxehta

Një çift lesbikesh është filmuar ditën e sotme në kryeqytet, teksa të qeta po konsumonin një kafe në zonën e “21 Dhjetorit”. Ato duken të lumtura për ndjenjën që kanë, ndaj nuk e kanë aspak problem ta shfaqin atë në çdo mjedis ku ndodhen. Këtë e tregon më së miri edhe videoja e mëposhtme.

Njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre, këtë e kuptojmë, por a është gati shoqëria shqiptare që të shohë të tilla skena dhe askush të mos reagojë, apo të mos u bëjë përshtypje?

Me sa duket jo, pasi duket qartë që personi i cili ka regjistruar videon dhe e ka dërguar, është impresionuar prej skenës që ka parë. Rreth vajzave lesbike ka pasur edhe mjaft fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

“Pse po puthen ato vajzat ne buz?”, ka pyetur një fëmijë i vogël të ëmën, raporton qytetari. Çfarë përgjigje mund t’i japësh kësaj pyetjeje? Ju po të ishit me fëmijën, nipin/mbesën, motrën apo vëllain më të vogël, si do t’ia shpjegonit këtë situatë?

Ne nuk jemi askush që të ndërhyjmë në ndjenjat që secili përjeton, por në radhë të parë duam të ruajmë veten tonë dhe të mos harrojmë se familja, marrëdhënia burrë-grua është baza e shoqërisë, e jo të tilla skena e shfaqje që i shohim pa pagesë në mes të rrugës apo nëpër kafene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat