Gruaja pyet doktorin: Çfarë të bëj, burrit s'i pëlqejnë lëvizjet e mia në seks?

Life style

Gruaja pyet doktorin: Çfarë të bëj, burrit s'i pëlqejnë lëvizjet e mia në seks?

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 22:36
ilustrim

Doktor,

Kohët e fundit burri im më thotë se nuk i pëlqen mënyra se si unë e puth, ose bëj dashuri me të. Ai thotë se lëvizjet e mia janë jo të përshtatshme dhe mekanike. Nuk e kisha dëgjuar këtë vërejtje më parë dhe kam menduar se jam një person shumë seksi.
Cfarë të bëj? Ku t’i mësoj teknikat që do ta eksitojnë atë? Kërkoj ndihmë!!.
Të lutem mbaje sekret emrin tim.
Shumë falemnderit.

Përgjigje:

Me sa kuptohet nuk është puna tek “teknikat”!. Puna qëndron diku gjetkë dhe ne duhet të dimë se çfarë do dhe çfarë nuk do ky dashnor i veçantë.

E para gjë që më vjen në mënd të them është: “ Pa prit një herë- A je ti e sigurtë se janë puthjet dhe lëvizjet e tua mekanike shkak i kësaj pakënaqësie?– A mos është ky një mesazh për pakënaqësinë e tij ndaj marrëdhënies tuaj, ose është kjo një dëshirë për të provuar dashnore të tjera?

Në qoftë se do të dish të “vërtetën” pyete atë të të thotë me hollësi se çfarë kërkon trupi i tij që të kënaqet. Në qoftë se ai të thotë për ato që dëshëron dhe ti i bën ato (dhe i bën ato gjithmonë), kjo është në rregull. Po qe se ai nuk di të të thotë se çfarë kërkon…. atëhere, shko tek një një terapist ose psikolog. Ky me siguri do të zbulojë atë që unë vetëm e dyshoj se është e “vërteta ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat