5 gjërat e thjeshta që duhet t’i bëni çdo ditë me partnerin

Life style

5 gjërat e thjeshta që duhet t’i bëni çdo ditë me partnerin

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 09:25
Ilustrim

Jeta është bërë shumë dinamike dhe ndonjëherë mund të harroni t’i tregoni partnerit se sa shumë e dashuroni dhe sa shumë do të thotë ai/ajo për ju.

Por nëse mundoheni pak, ju mund ta bëni që partneri juaj ta ndjejë dashurinë tuaj çdo ditë duke bërë gjëra të thjeshta.

Buzëqeshi, përqafoje dhe puthe partnerin

Buzëqeshja jo vetëm që ndikon mirë tek partneri juaj, por edhe tek vet ju. Është e provuar se nëse buzëqeshni atëherë minimizohet stresi. Por ju duhet që t’ia dhuroni partnerit tuaj përveç buzëqeshjes edhe një përqafim dhe puthje pasiononte. Çiftet e lumtura puthen dhe përqafohen në momentin kur largohen nga shtëpia dhe në momentin e parë si kthehen në shtëpi.

Bëji kompliment partnerit

Thuaj asaj që është e bukur. Thuaj atij që është i pashëm. Komplimentoje për karakterin dhe vendimet që merr.

Çdo kush i do komplimentet, pra dhuroi partnerit tuaj fjalët sa më të bukura pasi që  kjo gjë ndikon shumë në vetëbesimin e tyre.

Falënderoje që ju ka zgjedhur juve

Të jesh me dikë, është një zgjedhje të cilën e bëni çdo ditë. Partneri juaj ju ka zgjedhur juve, ndonëse aty jashtë ka miliona persona të tjerë. Ai/ajo të ka zgjedhur ty. Ji falënderues.

Dëgjoje partnerin

Dëgjoje se çfarë të thotë dhe mos mendo menjëherë se çfarë përgjigje do ia kthesh. Kur e dëgjon deri në fund se çfarë partneri iu thotë atëherë nuk ka mundësi për keqkuptim.

Kaloni kohë së bashku

Kur dëshironi të kaloni kohë bashkë atëherë mund ta bëni në çfarëdo mënyrë. Mund të gatuani bashkë, të luani ose të shkoni në një festë, kjo nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka që ju të kaloni bashkë, duhet ta pyesni atë se si e ka kaluar ditën dhe ju t’i tregoni për tuajën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat