Beqarët i tregojnë rregullat të cilave duhet t’ju përmbaheni në takimin e parë…

Life style

Beqarët i tregojnë rregullat të cilave duhet t’ju përmbaheni në takimin e parë…

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 12:21
Ilustrim

Njerëzit kanë rrëfyer se si presin që tjerët të sillen në takimet e para, si dhe i kanë përfshirë “rregullat” e tyre jozyrtare për sjellje.

Përdoruesi i Reddit me pseudonimin CarlosDanger21 i kishte pyetur përdoruesit tjerë se cilën etikë duhet ta ndjekë secili person në takimin e parë, dhe kishte marrë me qindra përgjigje.

Përderisa disa nga to kishin qenë përgjigje të zakonshme apo të pritshme, disa tjera kishin shkaktuar debate të ashpra.

Një ndër rregullat më të përmendura në këtë debat ishte që të qëndroni larg celularit gjatë takimit – pavarësisht se me këtë mund të mos pajtohen disa prindër.

Pra, nëse jeni prind beqar mund t’ia ndalni zërin celularit dhe të përgjigjeni vetëm nëse ka diçka urgjente.

Rregull tjetër që është diskutuar ka qenë edhe transporti apo shkuarja në restaurant së bashku apo secili veçmas.

Për këtë, shumë persona kanë thënë se më mirë është të shkoni veçmas, sepse nëse nuk ju pëlqen personi me të cilin keni dalë, atëherë do ta keni shumë më të lehtë të shkoni në shtëpi, pa e pasur obligim të udhëtoni së bashku dhe të kaloni momente të pakëndshme.

Këto janë disa rregulla tjera të cilat duhet t’i keni parasysh:

– Mos u dehni paraprakisht

– Mos flisni vetëm për veten

– Mos e përmendni ish të dashurin/ën çdo moment

– Bëni dush dhe vendosni deodorant…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat