Si ndikon humbja e partnerit në jetën e njeriut?

Life style

Si ndikon humbja e partnerit në jetën e njeriut?

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 20:48
Ilustrim

Shpesh thuhet se ata nuk i shprehin shumë emocionet gjatë kohës kur janë të martuar, por burrat kanë më shumë shanse të vdesin nga pikëllimi pasi humbin partneret.

Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se burrat që mbeten të ve vdesin në moshë më të re se ata që janë ende të martuar dhe i kanë partneret.

Por, për femrat kjo nuk është e vërtetë. Jetëgjatësia e tyre nuk varet nga humbja e bashkëshortit. Mendohet se një prej arsyeve se pse burrat janë më të prekur nga pasojat e humbjes së partnereve është pikërisht mbështetja që ata marrin prej tyre gjatë jetës bashkëshortore.

Si rezultat, humbja e partnereve i përball ata me një sërë problemesh si vetmia, ushqimi i pashëndetshëm apo harresa në marrjen e medikamenteve për sëmundjet nga të cilat vuajnë. Vese si cigarja ose alkooli, të cilat shpesh frenohen nga bashkëshortet, mund të rikthehen sërish.

Nga ana tjetër, gratë janë më të vetëmjaftueshme dhe kanë tendencën të kenë një rrjet shoqëror më të madh, çka do të thotë më shumë mbështetje në rast se humbin partnerin.

Vdekja e partnerit dhe divorci, studimi zbulon ndikimin te gratë dhe te burrat .

Në funksion të studimit janë vëzhguar për 16 vjet me radhë 7500 burra dhe gra të martuara të moshës mbi 50 vjeç.

Burrat u pa se e kishin vdekshmërinë dyfish më të madhe se gratë në 10 vitet që vijonin. Në mënyrë të ngjashme, edhe divorci ndikon negativisht te burrat. Studimi nxori se ai i shton me 59 për qind rreziqet e vdekjes. Por për gratë, as vdekja dhe as divorci nuk kanë ndikim në jetëgjatësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat