Zbuloni numrin tuaj të dashurisë …

Life style

Zbuloni numrin tuaj të dashurisë …

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 10:24
Ilustrim

Karakteri juaj dashuror reflekton në numrin tuaj përfaqësues. Gjetja e numrit bëhet, siç është thënë edhe më parë, duke mbledhur numrat e ditëlindjes dhe të muajit tuaj të lindjes dhe shndërrimi i tyre në numër njëshifror në mes të 1 dhe 9. Për shembull: Jam i lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe 2 + 4 = 6) domethënë, numri im është 6.

NËSE JENI 1

Jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini gjer tek suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t’i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.

NËSE JENI 2

Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqshmëri, “dashuri e përjetshme”. Pasi që jeni të butë, krejtësisht sensibilë, jeni të aftë t’iu përshtateni të tjerëve dhe t’iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë ta ndani derdhazën e ndjenjave. Jeni të hapur ndaj rrethit dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqeni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.

NËSE JENI 3

I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike dhe imagjinative, me shpirtin tuaj të gjallërishëm, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën vetanake për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, e i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t’ua ngulfasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t’jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.

NËSE JENI 4

Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensitivë, të butë (madje edhe kur këtë e fshihni prapa jashtësisë së përmbajtur dhe të rezervuar), ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë gjithëfarëshe. Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj hiqjuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë… dhe të shuhen.

NËSE JENI 5

Nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat dashurore. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë tek ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t’i ndani gëzimet tuaja jetësore, dhe pasi që me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë (dashurore) meriton të jetë i përjetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat