Katër mënyra të sigurta që të mësoni sa është ai pervers në shtrat

Life style

Katër mënyra të sigurta që të mësoni sa është ai pervers në shtrat

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 11:16
Ilustrim

Kujtojeni lojën e adhuruar në ahengjet e shkollës së mesme? Luajeni edhe tani, por vetëm ju të dy, në banesën e tij apo në të tuajën.

BËJE lojën.

1. Pyesni cili ka qenë seksi më i mirë për të në jetë

Hulumtimi i partnerit për përvojën më të mirë të cilën e ka pasur ndonjëherë, është mënyra më e mirë që të mësoni se çka e argëton dhe çka e eksiton.

Por nëse mendoni që nuk do të ndihet mirë, tregojani ju e para përvojën tuaj.

2. Shikoni bashkë ndonjë skenë seksi

Duke shikuar skena të pista, përciptazi mund t’i komentoni dhe kështu të vlerësoni se sa është ekstrem, apo fare nuk është.

Nëse ju shikon pa interesim apo disa gjëra i konsideron të turpshme apo është i hutuar, keni arritur të keni informata të dobishme.

3. Bëni regjistrin e fantazive seksuale

Përpilimi i listës prej së paku 3 gjërave, të cilat do të dëshironit t’i provonit në shtrat dhe ndarja e informacioneve, është edhe një ndër mënyrat më të mira që të vlerësoni se çka mund të prisni nga ai në shtrat.

Vetëm duke biseduar për atë që keni përjetuar, shanset janë më të mëdha që do t’i plotësoni nevojat tuaja.

4. Fillojani lojës

Kujtojeni lojën e adhuruar në ahengjet e shkollës së mesme? Luajeni edhe tani, vetëm ju të dy.

Nëse jeni pak të turpshëm, pini ndonjë gotë verë apo fillojani lojës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat