10 llojet e dashurisë që ju do të përjetoni në jetën tuaj

Life style

10 llojet e dashurisë që ju do të përjetoni në jetën tuaj

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 12:26
Ilustrim

Ne të gjithë e kemi pasur pjesën tonë të përvojave në dashuri, por a keni provuar ndonjëherë të kategorizoni ndjenjat tuaja për dikë, sipas llojeve të dashurisë që kemi përmendur këtu? Nëse ju nuk e keni bërë,  bëjeni atë tani. Besoni se  do të jetë interesante për të gjetur llojin tuaj të dashurisë.

Deri tani, askush nuk ka qenë i suksesshëm për të përcaktuar dashurinë në kuptimin e saj të vërtetë. Gjatë gjithë jetës sonë, ne kemi kërkuar për "dashurinë e vërtetë" , por ne  shpesh jemi të habitur kur është fjala që ta përcaktojmë atë. Pra për të zgjidhur enigmën tuaj të dashurisë ne kemi radhitur më poshtë dhjetë llojet e dashurisë që shpeshëherë i kanë lënë njerëzitë të hutuar.

Dashuria ideale: Formë e pastër e dashurisë e cila është e pavëmendshme për qëllime seksuale. Ne shpeshë e lidhim këtë formë të dashurisë në miqësinë e të gjitha përvojave tona në fëmijëri. Ju mund të kategorizoni dashurinë tuaj për vëllezërit dhe motrat tuaja, miqtë dhe të afërmit e ngushtë etj. Ky lloj i dashurisë transformohet nga kujdesi dhe dashuria që kemi për këta njerëz.

Pasioni: Ju nuk mund ta mohoni se keni një dëshirë të fortë për dikë. Ajo fillon edhe kur ju ndoshta nuk e dini se çfarë është pasioni. Pamarrë parasysh se sa mardhënie keni pasur ju nuk mund ta harroni pasionin tuaj të parë. Ankthi i parë i këtij presioni e cila është ndezur pastaj në mënyrë diskrete është ajo që ne të gjithë e kemi përjetuar.

Dashuria joreciproke: quhet dashuri e një anshme zakonisht, kur juve ju pëlqen dikush por pothuajse se jeni e sigurt se personi tjetër nuk ushqen ndjenja të njejta si ju. Ndjenjat tuaja për personin tjetër rriten nga dita në ditë por ato mbeten të pavëmendshme ndaj emocioneve tuaja, janë në një mardhënie ose ju nuk keni fare guxim për të shprehur dashurinë tuaj. 

Dashuria egosite: ju e doni veten tuaj më shumë se sa e doni partnerin tuaj. Ju shqetësoheni rreth vetes, më shumë në vend se të kujdeseni për lumturinë dhe dëshirat e partnerit tuaj. Nëse ju jeni njëriprej tyre, atëherë neve na vjen keq të tregojmë pasqyren tuaj. Por në qoftëse partneri juaj i takon kësaj kategorie ne ju këshillojmë që t'i tregoni derën.

Dashuri obsesive: Partneri juaj është i varur nga ju, ose ju përcjell ngado që ju shkoni. Ndoshta ai, ajo është i obsesionuar pas jush dhe ndjehen të pafiqushëm dhe të vetmuar, kur ju nuk jeni rreth tij. Ata nuk lënë asnjë gur pa luajtur për të pushtuar hapsirën personale të parnerit të tyre, dhe janë shumë të pasigurt në mardhënien e tyre.

Dashuria e shëndetshme: A keni takuar dikë që prekja e tij është aq e fuqishme sa të gudulis krejt trupin tuaj? Ju përjetoni një dashuri të shëndetshme dhe të fuqishme. Tërheqjet dhe dëshirat e forta seksuale çojnë në këtë lloj të dashurisë. Nëse ju dhe partneri juaj shpenzoni pjesën më të madhe të takimeve tuaja në dhomën e gjumit, besoni apo jo, dashuria e juaj është e shëndetshme.

Dashuria e ngutshme: edhe pse ky lloj i dashurisë është spontane, ajo ju rrëmben dhe nuk ka kohë që të kalojë në gjë tjetër. Kjo ndodh në shikim të parë dhe përfundon në disa sekonda ose minuta.

Dashuria romantike: është e bukur dhe ju ndjeheni si në parajsë, kur ju e ndani lidhjen me dikë të veqantë. E gjithë bota duket të jetë e mbushur plotë me muzikë të dashurisë, dhe ju e gjeni veten duke u kthyer në një ëndërrimtar të zjarrtë. 

Dashuria e seksit të njejtë: A kemi nevojë të ju tregojmë se çfarë është ajo? Është një ndër temat më të përfoluar këtyre ditëve të fundit, lidhja në mes të dy personave që kanë gjini të njejtë.

Dashuria e pakushtëzuar: gjasat janë shumë të vogla për ta gjetur këtë lloj të dashurisë në jetën reale. Por në qoftëse ju e doni partnerin tuaj më shumë se veten? Jeni të vendosur të qëndroni me të pavarësisht se çka vjen? Atëherë ne mund të themi se partneri juaj është shumë me fat që ju ka gjetur juve, sepse shumica e njerëzve kalojnë gjysmën e jetës së tyre duke kërkuar një person të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat