Fëmija i parë është më inteligjent

Life style

Fëmija i parë është më inteligjent

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 22:47
Ilustrim

Fëmija i parë lind me koeficient inteligjence (IQ) më të lartë se ata që lindin më pas. Megjithatë, ndonëse fëmijët e parë janë teknikisht më të zgjuar, diferenca nuk është shumë e madhe, por vetëm 1 pikë më shumë IQ.

Të dhënat vijnë nga shkencëtarët e Universitetit të Illinois, të cilët studiuan 377 mijë gjimnazistë në mënyrë që, të analizonin sesi kronologjia në familje ndikon tek jeta e njeriut.

Përfundimet u publikuan në revistën “Journal of Research in Personality”. Studimi tregoi gjithashtu se fëmijët e parë, kanë tendencën për të qenë më të shoqërueshëm, më socialë dhe më të ndërgjegjshëm.

Ata janë gjithashtu më të prirur për të vuajtur nga ankthi, në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël.

Sipas Universitetit, ky është studimi më i madh në histori sa i përket radhës së lindjes dhe personalitetit.

Megjithatë, për të gjithë ata që mund të ndihen xhelozë për vëllanë apo motrën e madhe, këto të dhëna ndikojnë shumë pak ose fare në familje.

Profesorët Brent Roberts dhe Rodica Damian, që drejtuan këtë punë shkencore, thanë se diferenca është statistikisht domethënëse, por e parëndësishme dhe se 1 pikë më shumë 1Q nuk ka ndikim domethënës në jetën e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat