Cili është kombinimi i duhur nëse keni takim romantik gjatë kësaj vjeshte?

Life style

Cili është kombinimi i duhur nëse keni takim romantik gjatë kësaj vjeshte?

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:26
Ilustrim

Keni lënë takimin e parë me personin që ua ka marrë vëmendjen? Nuk keni ide se çfarë të vishni në këto ditë vjeshte? Nuk ja vlen aspak të brengoseni sepse ka një mori kombinimesh që janë trend dhe do t’ju bëjnë të dukeni për mrekulli.

Një pamje tërheqëse dhe mjaft të lezetshme mund ta përfitoni nëse orientoheni nga fustanet me lule të kombinuara me dantellë.

Takat e larta duhet t’i keni parasysh si dhe aksesorët. Një qafore e ngjitur për fyti dhe ca vathë vezulluese nuk do t’ju prishnin punë aspak.

Sipër mund të hidhni një xhaketë lëkure, përderisa çanta mund të jetë shumë e vogël. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat