Gjërat që nuk duhet të pranoni në emër të dashurisë

Life style

Gjërat që nuk duhet të pranoni në emër të dashurisë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 23:03
Ilustrim

Në emër të miteve false të dashurisë romantike shumë femra janë mësuar të pranojnë pak nga të gjitha deri në vuajtje për shkak të personit që dashurojnë.

1- Poshtërimi
Kjo nuk është asnjëherë sjellje normale mes dy të dashuruarve. Ofendimi i përhershëm nga njeriu që doni nuk duhet toleruar.

2- Dhuna fizike
Po ndodh gjithnjë e më shumë që femrat bëhen pjesë e dhunës fizike nga ana e partnerit dhe këta të fundit shpesh kthehen sërish sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

3- Xhelozia e sëmurë
Është një tjetër element i një lidhjeje të rrezikshme. Bëni kujdes në fillesat e marrëdhënies sepse më pas mund të jetë shumë vonë.

4- Denigrim
Ka njerëz që kënaqen duke denigruar njeriun që ‘dashurojnë’ duke e bërë të ndihet keq dhe aspak rehat me veten në sytë e të tjerëve. Kjo më shumë se dashuri është shenjë e një frustrimi personal.

5- Ironia e rëndë
Ekzistojnë edhe meshkuj që fshihen pas ironisë duke sulmuar pikat e dobëta të partneres së tyre, shkruan Anabel. Kjo ka të njëjtën vlerë me sulmin direkt, por është më dinake.

6- Mungesa e pajustifikuar
Përveç rasteve të lidhjes në distancë ka partner që neglizhojnë lidhjen dhe nuk duan të japin shpjegime. Më mirë evitoji

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat