Ndjenja e fajit: Jo, nuk keni nevojë për një arsye që të përfundoni lidhjen

Life style

Ndjenja e fajit: Jo, nuk keni nevojë për një arsye që të përfundoni lidhjen

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 16:27
Ilustrim

A keni qenë ndonjëherë në një lidhje që nuk ka qenë edhe aq e mirë, por pa ndonjë gjë të madhe të gabuar? Pra, ndoshta keniq qëndruar me atë person, vetëm për ti dhënë fund më vonë?Ju mund të përfundoni lidhjen tuaj pa pasur ndonjë arsye apo edhe ndoshta me ndonjë arsye të madhe.

“Kam parë shumë femra duke torturuar veteveten për vite me rradhë në marrëdhënien e pakënaqur vetëm për shkak se nuk kishin ndonjë arsye të madhe për tu larguar”, shkruan Reddit. Kjo pritje bëhet edhe më shumë e dhimbshme duke menduar se duhet vepruar kështu derisa të vijë një arsye e kapshme për përfundim të lidhjes. Sa do kisha dashur që dikush t’më kishte treguar qysh herët kur isha në moshë më të re se nuk e kisha të domosdosshme përballimin e kësaj torture dhe se ndarja pa ndonjë arsye të madhe nuk është diçka tragjike, thjeshtë mospërputhje ndërmjet partnerëve.

Ja çfarë mendime japin persona të ndryshëm:

“Nëse nuk ke arsye për të qëndruar, atëherë kjo është arsye e mirë për ta përfunduar lidhjen”.

“Kam harxhuar shumicën e viteve të njëzeta duke qëndruar në një lidhje të mjeruar. Pasi mora guximin më në fund për ta bërë këtë, mallkova veten pse nuk veprova kështu më herët”.

“Jam ndjerë kështu për afër 1 vit e gjysmë duke pritur që të fjalosemi rëndë vetëm e vetëm për ti dhënë fund lidhjes së mërzitshme. Për fat të keq, unë u bëra ai person, e djallosa fare dhe e mashtrova. Nuk kisha rrugëdalje tjetër”!

“Kam qenë në lidhje me një vajzë për rreth një viti. Kah fundi kuptova se nuk ishte ajo që dëshiroja. Më pas qeni i saj u diagnostifikua me kancer. Nuk mund të ndahesha në atë periudhë pasi ajo ishte shumë e mërzitur, apo jo? Më pas ajo pësoi tragjedi të shumta dhe gjithmonë më pengonte diçka për ta bërë. Në fund, u dorëzova dhe e bëra”.

“U ndava me një djalë që isha në lidhje për rreth 2 vite. Ai më pyeti pse, por unë asesi ti jepja një arsye apo përgjigje të duhur. Unë nuk mendova se ndarja jonë do të ishte një arsye e mirë kështuqë vendosëm të qëndrojmë edhe për pak kohë së bashku. Qëndruam edhe për disa muaj dhe ishte një shkatërrim fare. Në fillim ishte në rregull, por me kalimin e kohës filluam ti përjetojmë të njejtat gjëra si më parë. U ndjeva aq keq saqë doja mënjëherë të ndahesha nga ai, dhe injoroja thirrjet e tij. Më në fund vendosa se duke vepruar sikur asgjë nuk është e gabuar, nuk ishte e drejtë për të, dhe kështu bëmë një ndarje të pastër”.

A keni ndjerë ndonjëherë peshën e fajit nga ndarja e lidhjes suaj? Sa prej jush keni qenë të përfshirë në këtë ndarje, pa ndonjë arsye specifike?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat