Më poshtë lexojini të renditura dhe herën tjetër që do t’i shkruani një mesazh një femre, mbajini në mend si këshilla.
-Më dërgo foto nudo. (Lejojeni që ajo ta bëjë vetë këtë…)
-Përgjigjet vetëm me një fjalë. (Duhet të jeni më të zhdërvjellët në të folur.)
-Përshëndetjet e shkurtra. (Nuk lodhesh dhe as nuk harxhohesh nëse e dërgon një përshëndetje me një kompliment.)
-Gabimet gramatikore. (Edhe pse ato vetë mund të bëjnë gabime të tilla, sërish duhet të përpiqeni të mos ngjani injorant ose sikur nuk keni bërë asnjëherë shkollë.)
-Mesazhet pas 10 muajsh ndarje të tipit “Më ka marrë malli”. (Pikërisht kur ajo është mësuar pa ty! Jeni duke u sjellë në një mënyrë shumë egoiste nëse e bëni këtë.)
-Mesazhet ky pyesni se ku është në orën dy të natës. (Të gjithë e kuptojmë se çfarë po kërkoni…)
-Mesazhet ku nuk bëni kurrë pyetje, por vetëm përgjigjeni (Kjo nuk është një intervistë…)
-“OK”. (Nëse do t’ia ngresh nervat në maksimum një femre thuaji kështu.)
-“Qetësohu!” (Ajo është femër, jo kafshë shtëpiake.)
-Vendosni “LOL” në çdo fjalë që thoni. (Mos e teproni!)