Ndiqni këto rregulla për të krijuar një stil personal

Life style

Ndiqni këto rregulla për të krijuar një stil personal

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 00:12
Ilustrim

Nuk duhen shumë gjera për të qenë të bukura dhe në modë. Ndonjëherë mjafton një buzëkuq i bukur, një dekolte apo një grim i realizuar mirë për të qenë në trend. Por në të vërtet të gjitha nuk shërbejnë për të pasur një stil personal. Nëse jeni në kërkim të ndonjë këshille po ju tregojmë disa rregulla për ta gjetur atë.

Të njihni trupin tuaj
Rregulli i parë për të gjetur një stil personal është pikërisht kjo. Si mund të gjeni një stil personal nëse nuk njihni defektet dhe pikat e forta të trupit tuaj? Pasi të jeni siguruar me këtë atëherë është e mundur të kuptoni në çfarë drejtimi duhet të orientoheni për të bërë zgjedhjet tuaja të stilit.

Të doni preferencat tuaja
Një ndër rregullat për të gjetur një stil personal është të doni preferencat tuaja, të mirat dhe të këqija. Çdo defekt duhet të bëhet pikë force të cilën duhet ta çmoni. Tek e fundit stili matet edhe në bazë të evolucionit personal.

Të respektoni veten
Është e kotë të dëshironi dikush që nuk jeni dhe nuk mund të bëheni kurrë. Diçka është të kopjoni dhe diçka tjetër është të imitoni të tjerët. Të respektoni veten është një ndër rregullat për të gjetur një stil personal. Barku i sheshtë apo jo janë dy universe tërësisht të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë se të dyja nuk mund të jenë elegante dhe joshëse.

Të shiheni
Para se të vendosni çfarë të vishni dhe si ta bëni është e rëndësishme të imagjinoni veten tuaj dhe të kuptoni se çfarë dëshironi të komunikoni tek të tjerët.

Të kuptoni
Pasi jeni njohur me trupin tuaj dhe me shijet dhe pasi keni kuptuar se cili është stili që bën për ju është e rëndësishme të kuptoni se cilat mund të jenë gabimet e mundshme në mënyrë që t’i evitoni ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat