Spanja është duke hapur një restorant nudist në janar, i pari i këtij lloji në këtë vend.
Restoranti do të hapet në ishullin Tenerife. Hotelieri dhe restauratori italian Tony de Leonardis është truri i këtij biznesi të guximshëm. Ai u frymëzua nga një restorant i ngjashëm në Londër, “The Bunyadi”, ku klientët ushqehen të zhveshur.
“The Bunyadi”, i hapur vetëm në mbrëmje, ka tërhequr me rreth 50.000 mysafirë gjatë tre muajve të verës.
Ndërsa, restoranti “San Isidro” në Spanjë pritet të hapet në 20 janar 2017. E megjithatë, raportohet se rezervimet janë të shumta.