Si të dukeni 10 vite më e re

Life style

Si të dukeni 10 vite më e re

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 10:59
Ilustrim

E kush nuk do të dëshironte të dukej 10 vjet më i ri? Make up i duhur të ndriçon fytyrën, të thekson shikimin, dhe të nxit buzëqeshjen. Hiquni sikur koha nuk ekziston dhe nuk është objektivi juaj. Nisni të tregoni me krenari vitet tuaja dhe të vlerësoni bukurinë.

Ndriçimi
Çfarë përdorni për make up? Kujdes, fondotinta dhe produktet që të mbulojnë rrezikojnë lëkurën dhe të rëndojnë. Kremi me një teksturë të lehtë dhe të shndritshëm të ndihmojnë ti jepni dritë lëkurës me ëmbëlsi.

Beauty Routine
Sekreti i një lëkurë të butë dhe të shndritshme është kujdesi i përditshëm që i kushtojmë. Evitoni trukun e përditshëm, përdorimin e një make up të rëndë dhe të hiqni trukimin para se të flini. Lëkur ka nevojë të marrë frymë.

Si e bën
Shpërndajeni fondotintën me gishta? E gabuar. Mënyra më e mirë për të përhapur produktin është të hidhni një sasi të vogël dhe ta shpërndani me penel, duke nisur nga qendra e fytyrës. Kjo do të të ndihmojë të shpërndani më mirë ngjyrën duke reduktuar papastërtitë.

Recetat e bukurisë
Nëse keni jnë lëkurë delikate fokusohuni tek produktet e freskëta dhe natyrale. Vaji vegjetal, kripa e detit dhe kosi janë një maskë e mirë  skrabi për të masazhuar fytyrën dhe trupin, ideale për të hequr qelizat e vdekura, për të ushqyer dhe ndriçuar lëkurën.

Less is more
Mos e ngarkoni shumë syrin me hije të errëta dhe doza të ekzagjeruara tonesh. Pluhurat të theksojnë rrudhat. Mësohuni të përdorni pak, dhe ta vendosni me durim dhe kujdes.

Ngjyrat e tua
Portokalli dhe rozë për të dhënë një pamje të ngrohtë me ëmbëlsi, e kuqja një klasike e madhe, dhe shkëlqim për një elegancë. Konsultohuni  me një ekspert dhe fokusohuni tek nuancat për të përmirësuar fytyrën. Me një buzëkuq të errët buzët do të duken më të lehta.

Pak shkëlqim
Theksoni vetullat me një laps me hijen e duhur, kjo do ju ndriçojë shikimin. Mos e trukoni pjesën e poshtme të syrit dhe kufizohuni në një make up të lehtë në qepalla. Përdorni rimel që të thekson qerpikët.

Vetulla
Vetullat e tua janë katandisur në një vijë të hollë? Kërkoni ndihmën e një eksperti. Ndiq linjën e fytyrës tënde duke i shmangur të gjitha qimet. Vetullat i japin forcë shikimit tuaj dhe janë aleate të bukurisë.

Zgjidh
Ose sytë ose buzët. Mos e mbingarkoni fytyrën. Përqëndrohuni vëmendjen vetëm në një detaj, dhe kjo do i japë forcë të gjithë fytyrës. Një make up i lehtë të jep mundësi të shfaqesh më mirë, thekson bukurinë tuaj me elegancë dhe i jep shkëlqim fytyrës.

Çështje marke
Zgjidhni produkte të thjeshta dhe me cilësi. Mënyra më e mirë për tu kujdesur për lëkurën është durimi, me një ushqyerje të mirë dhe pak sport dhe... sigurisht shumë lumturi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat