Psikologët: Ata që nuk postojnë në rrjetet sociale janë njerëz të fortë

Life style

Psikologët: Ata që nuk postojnë në rrjetet sociale janë njerëz të fortë

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 19:48
Ilustrim

Të gjithë ne e njohim “atë tipin” që çdo çast të jetës e ndan me të gjithë miqtë virtual përmes postimeve në rrjetet sociale. Gjtihçka nis me një “mirëmëngjes” vijon me drekën , “outfitin” e ditës, kafet me shoqërinë e pas një dite të gjatë përfundon me një goodnight…

Dhe ne si pasivë, komentojmë apo thjesht mjaftohemi me ndonjë pëlqim tek tuk. Nëse jeta juaj po ju duket monotone, apo thjesht sikur nuk po bëni asgjë s’është e vërtetë. Mos u përfshini në qerfullin e rrjeteve sociale, pasi jeni mirë si spektatorë, të paktën kështu thonë psikologët dhe studimet e tyre.

Sipas një studimi kryer së fundmi nga Universiteti Brunel në Londër, ata që mburren me dietat e tyre, ushtrimet ose arritjet janë tejet narcistë. ndërsa ata që ndajnë çdo detaj nga jeta e tyre private në rrjetet sociale priren të vuajnë nga vetbesimi i ulët.

Këta njerëz janë vëmendje kërkues dhe pëlqueshëmria në rrjetet sociale duket se i kënaq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat