I dashuri im është i martuar dhe më viziton një herë në javë për seks, por tani…

Life style

I dashuri im është i martuar dhe më viziton një herë në javë për seks, por tani…

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 15:12
Ilustrim

I dashuri im vjen për seks çdo të premte dhe më le të vetme të nesërmen. Kjo është e gjitha që unë marr prej tij.

Kur ai më dha një kartë ditëlindjeje, ai mu drejtua si "Isabel", - por emri im është Clare.

Unë mendova se ai ishte mashkull i dashur dhe i duhuri për mua kur u takuam një vit më parë. Por ai është ftohur nga unë kohëve të fundit, shkruna The Sun, përcjell Bota Sot.

Ai erdhi në dyqan bamirësie, aty ku unë punoj.

Ai drejton një tezgë në treg me gjëra antike dhe i duhet të shes të paktën një herë në javë.

Unë nuk fitoj shumë, kështu që nuk jam e kënaqur, pasi zakonisht blej rroba të modës së vjetër të dorës së dytë në dyqan, por ai ishte me të vërtet i bukur dhe miqësor me mua.

Mund të jetë që ai nuk e di as emrin tim?

Ai më tregoi për gjërat që ka nevojë në tezgën e tij dhe më dha një kartëvizitë, kështu që unë e thirra për t’i treguar se kemi diçka që atij do të mund t’i ndihmonte.

Ai ishte i kënaqur për këtë dhe më ftoi për një pije. Unë jam 27-vjeçare, ndërsa ai është 40-vjeçar dhe i martuar.

Ata ishin më shumë si miq, por sa kam arritur të kuptojë, martesa e tij me të ka përfunduar.

Ai më ka thënë se vazhdon të qëndrojë me gruan dhe djalin e tyre, vetëm për shkak se ata s’mund të përballjojnë ikjen e tyre.

Ne patëm filluar të shkonin rregullisht jashtë për pije, dhe gjërat morën një nivel tjetër pas disa muajsh. Por, ai tani është ftohur nga unë dhe e shoh që më nuk është I interesuar.

Ishte ditëlindja ime javën e kaluar, kur ai e pa reagimin tim se ai kishte gabuar emrin tim në kartë, por ai më tha se këtë emër e kishte parë në simbolin tim në punë – por unë kurrë nuk kam veshur gjëra me simbole.

I bërtita vetes shumë atë natë. Mund të jetë që ai nuk e di as emrin tim? A jam unë diçka për të?

Përgjigja e psikologes:

Unë jam e frikësuar për të të thënë se ky njeri sigurisht nuk është i duhuri për ty, por ti mund të gjesh dikë që të do dhe të dëshiron nëse ti fillon të besosh në veten tënde.

Merre guximin dhe thuaji këtij njeriu të martuar se lidhja juaj mori fund. Ti do të ndjehesh më mirë nëse i thua atij që ti s’lejon të të përdor.

Ti thua se ndjek modën e vjetër. Shiko për rroba dhe gjëra që do të nxjerrin në pah format tua të shkëlqyeshme dhe do të ndjehesh më mirë.

Ti e meriton dikë që do të të jepet për 100 për qind./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat