Dua të plakem me ty – një video fantastike që të gjitha çiftet duhet të shikojnë

Life style

Dua të plakem me ty – një video fantastike që të gjitha çiftet duhet të shikojnë

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 19:27
Foto

Herë pas here kemi shkruar artikuj plot këshilla për çiftet. Si të flirtojnë, si të përmirësojnë lidhjen e tyre, sekretet e një lidhje të suksesshme etj. Por duke parë këtë video një gjë na vjen në mendje.

Të gjithë duhet të kuptojmë se sa i mrekullueshëm është njeriu që kemi në krah, njeriu të cilit duhet t’i tregojmë dashurinë tonë në çdo moment.

Është gati e pabesueshme kur në fillim të çdo lidhjeje mendon se do të kalosh jetën me një njeri, do të plakesh së bashku me të.

Me siguri që video e mëposhtme përmes figurës thotë shumë më shumë seç mund të shkruhet me fjalë.

Ajo fillon me një shprehje të Albert Einstein: “Një fotografi nuk bëhet kurrë e vjetër. Unë dhe ti ndryshojmë, njerëzit ndryshojnë gjatë muajve dhe viteve, por fotografia mbetet gjithmonë e njëjtë”.

Shikoni video e mëposhtme dhe do të kuptoni më mirë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat