Mësoni për 10 sekonda se sa të shëndetshëm janë flokët tuaj

Life style

Mësoni për 10 sekonda se sa të shëndetshëm janë flokët tuaj

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 08:05
Flokë, ilustrim

Parukieret jo gjithnjë ju thonë të vërteten rreth flokëve, ndaj duhet të jeni vetë në gjendje të kuptoni nëse flokët tuaj kërkojnë një trajtim sepcifik apo janë shumë të shëndetshme.

Ky truk do t’ju mësojë për 10 sekonda gjëndjen e flokëve tuaj. Do t’ju duhet vetëm një gotë e mbushur m ujë dhe një fije floku. Pasi të jeni larë këpusni një fije floku të pastër dhe vendoseni në një gotë të mbushur me ujë.

Nëse fija do të pluskojë dhe do të qëndrojë mbi ujë, kjo do të thotë që flokët tuaj janë në gjenjde të mirë. Nëse fija e flokut do të zhytet kjo ndodh për shkak të strukturës sfungjerore të fijes së flokut.

Arsyeja përse fija zhytet është për shkak se uji është në gjendje të depërtojë në shtresat e flokut duke bërë që flokët tuaj të përdridhen, mos të krihen lehtë dhe në rast se i keni të lyera, boja të dalë më shpejt se zakonisht.

Për të luftuar këtë gjendje, përdorni një maskë hidratuese e pasur me amino dhe lipide yndyrore te cilat do të kujdesen për shtresën e jashtme të flokëve tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat