"Burri im i dashur, unë nuk jam gruaja në të cilën u dashurove..."

Life style

"Burri im i dashur, unë nuk jam gruaja në të cilën u dashurove..."

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 09:48
Ilustrim

Burri im i dashur,

Para dhjetë viteve isha më gazmore, dilnim shpesh dhe qeshnim ndërsa e gjeja veten të rrethuar me miq të ndryshëm dhe të dashur.

Të takova në një ditë verore dhe rashë menjëherë në dashuri, u shpërngulëm bashkë dhe u martuam pas tri viteve. Gjithçka ishte emocionuese, e dashuronim njëri tjetrin, dashuri të cilën e shprehnim edhe në publik.

Më pas na erdhën fëmijët…

Pas lindjes së parë unë rashë në një depresion të thellë dhe të errët, në lindjen e dytë fillova të lundroj në ujërat e ansiozitetit. Në të dyja lindjet ia dola falë mbështetjes dhe forcës tënde andaj të falëmnderoj për këtë gjë. Më bëre të ndjehem e sigurtë dhe kjo gjë la shenjë në lidhjen tonë si dhe në statusin e ri si prind.

Sot jam më e prekshme, po i marr gjërat personalisht, kam fituar peshë dhe jam më shumë e lodhur. Kam shumë dyshime dhe pyetje pa përgjigje që vijnë si pasojë e pasigurisë sime.

Banesa jonë nuk duket ashtu si do duhej, jeta jonë është e stërngaruar ndërsa obligimet ndaj familjes dhe miqve na e bëjnë më të vështirë pasiqë shumë miq janë duke u larguar nga qyteti. Nuk kemi shikuar filma për një kohë të gjatë, shkojmë në shtrat më herët dhe nuk dalim më në restorante si më parë që të dehemi dhe të këndojmë në rrugë.

Gjëja e mirë është që së bashku kemi dhënë jetë për dy bukuroshe të mahnitshme, kemi krijuar një shtëpi për ato dhe kultivojmë vazhdimisht marrëdhënie përplot me dashuri dhe buzëqeshje.   U lexojmë libra vogëlusheve duke përdorur zëra dhe akcente të ndryshme, luajmë lojëra dhe planifikojmë vizitimin e vendeve të ndryshme. Shpeshherë futemi në dhomën e tyre dhe i shikojmë se si bëjnë gjumë dhe ndjehemi krenarë për atë që kemi arritur.

Thjeshtë, jam e lumtur për atë që kemi e që nuk e kam pritur përderisa ishim vetëm në lidhje. Ti je arsyeja që më bën të jetoj dhe gjëja më e mirë për sytë e mi është kur të shikoj se si luan me vajzat tona.

E di se jam më ndryshe nga personi që u dashurove në fillim pasiqë vështirësitë që i tejkaluam na bënë që të dashurojmë shumë më ndryshe se më parë.

E di se jeta prapë do të na testojë me vështirësi dhe jam i gatshme që ti tejkalojmë së bashkuar.

Të dua shumë,

Gruaja jote!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat