Gruaja më tradhtoi, por unë po vdes për...

Life style

Gruaja më tradhtoi, por unë po vdes për...

Nga: BOTA SOT Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 15:24
Ilustrim

Një burrë 44 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se gruaja e tij e kishte tradhtuar para rreth 20 vitesh, por ai ende nuk e ka harruar atë dhe qëndron me të për shkak të fëmijëve, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i tij:

Asnjëherë nuk munda ta ndëshkoj njeriun me të cilin më tradhtoi gruaja rreth 20 vite më parë.

Më ha përbrenda fakti se martesa e tij ka kaluar e padëmtuar, ndërsa e imja është shkatërruar.

Nuk kam pasur ide se gruaja po më tradhtonte, por motra ime më tregoi se i kishte parë ata bashkë. E pyeta gruan time dhe ajo e pranoi.

Ajo tha se kanë bërë seks oral dhe jo seks të plotë.

Ne thuajse u ndamë por qëndruam bashkë për shkak të fëmijëve. Mendova se do ta kalonim. Tani unë jam 44 ndërsa ajo 43 vjeçare.

Por ajo më ka goditur fort edhe pas aq shumë vitesh dhe ende e analizoj.

Kam shumë pyetje që nuk ia kam bërë në atë kohë. Mjeku më thotë se jam në depresion.

Përgjigja e psikologes:

Ti e ke shtyrë poshtë një pjesë të zemërimit dhe dyshimit në atë kohë, në mënyrë që të shpëtosh familjen, por kjo ju ka ‘ngrënë’ nga brenda për gati 2 dekada. Depresioni juaj është rezultati.

Por, përgjigja nuk është që ta ndëshkosh burrin me të cilin të ka tradhtuar gruaja, por ta nxjerrësh jashtë gjithë zemërimin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat