Katër karaktere të meshkujve që nuk iu mjafton vetëm një femër

Life style

Katër karaktere të meshkujve që nuk iu mjafton vetëm një femër

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 18:38
Ilustrim

Meshkujt “Don Zhuan”, zakonisht kanë pamje të shkëlqyeshme dhe sjellje fine. Kur i njohin, femrat shpesh dëshirojnë që t’i “qetësojnë” dhe ti kthejnë në mashkullin e jetës.

Mirëpo, këto katër shenja tregojnë se ai është pikërisht një “Don Zhuan”, dhe vështirë se i mjafton vetëm një femër:

Të gjithë flasin për të

Nëse dëgjoni nga njerëz të ndryshëm që partneri juaj i ri shpesh ndërron femrat, me shumë mundësi kjo është e vërtetë.

Është tepër romantik

Këta tipa meshkujsh janë mësuar që kujdesin e gjinisë femërore ta përfitojnë me dhurata dhe me gjeste romantike, mirëpo e gjithë kjo zgjat pak.

‘Xhentëllmeni’ mendjelehtë

Meshkujt të cilët shpejt hyjnë në marrëdhënie dashurie me siguri nuk e duan lidhjen afatgjatë.

Është “i përsosur”

“Don Zhuanët” aktrojnë shkëlqyeshëm. Kanë pasur lidhje me aq shumë femra sa që saktësisht dinë se ç’ka u pëlqen, ç’ka duhet të thonë në raste të caktuara dhe si duhet të sillen në të gjitha situatat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat