Si ta kuptoni që partneri është i dhunshëm

Life style

Si ta kuptoni që partneri është i dhunshëm

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 07:33
Ilustrim

Sipas të dhënave botërore, janë 6 milionë femra në botë të cilat janë dhunuar. Në përgjithësi partneri aktual apo ish, është dhunuesi në të shumtën e rasteve. 62.7 % e rasteve janë përdhunime që janë kryer nga personi me të cilin kanëz zgjedhur të jetojnë.

Alarmi jepet për numrin e fëmijëve qëkanë qënë dëshmitarë të dhunës mbi nënat e tyre, një dramë që ndikon në jetën e tyre në të ardhmen. 25 nëntori është dita ndërkombëtare e dhunës kundër gruas. Por si ta kuptoni kur një person është i dhunshëm?

Fëmijëria
Gjatë lidhjes një princ i kaltër, por sapo martohesh kthehet në një mostër, kjo është drama e shpeshtë. Por pas një burri të dhunshëm shpesh fshihet një fëmijë i braktisurk, i tradhtuar që ka jetuar mes mosbesimit dhe dhunës. Këta janë njerëz që kanë pasur një fëmijëri të hidhur, dhe që femra për shkak të dashurisë mundohet të minimizojë.

Detajet tregues
Një burrë i dhunshëm nuk është e thënë të jetë agresiv në çdo kontekst. Përkudnrazi, nënshtrimi i tepruar dhe trimëria mund të jetën në anën bindëse të një personaliteti të errët. Si sillet ai me të tjerët? Kujdes, shpesh mundohemi ti anashkalojmë detajet e vogla që me ne ai është ndryshe, por një njeri që bërtetë për çdo gjë, fyen njerëzit pa shkak për çfarë arsye do të sillej ndryshe me personin që ndan intimitetin e tij?

Ai të akuzon
Në çdo keqkuptim të vogël, vonesë apo problem ai zemërohet. Në pjesën më të madhe të rasteve ti je e akuzuara kryesore, ka gjithmonë diçka që e bën gabim, një fjalë më shumë apo një gjest i gabuar. Ndonjëherë mjafton vetëm një buzëqeshje spontane për të shpërthyer zemërimin e ti. E vërteta është se nuk është faji juaj, mjafton një shkëndijë që të ndez zemërimin e tij dhe që rrezikon të shpërthejë në çdo moment.

Përballet me problemet?
Kur kemi të bëjmë me episode agresiviteti të vazhdueshme kemi përballë paaftësinë e menaxhimit të vetë zemërimit. Vazhdon të të fajësojë? Kujdes, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet nënvlerësuar, sepse pikërisht kur një person bëhet i vetëdijshëm të njohë kufijtë e tji dhe të përballet me problemet në mënyrë të drejt për drejtë, me ndihmën e ekspertëve, mund të ecë në rrugën e ndryshimit. 

Një fund i shkurtër, një sjellje dashakeqe me të tjerët, ngjyra të ndezura, janë akuza që shkojnë deri në banalitet të sjelljes së zakonshme. Tendenca e joshjes dhe xhelozisë janë dinamikat më të shpeshtë, në gjendje që të të fusin në një rreth vicioz të fajësimit dhe justifikimit të vazhdueshëm.

Reagimet e tepërta
Fytyra e tij flakëron nga zemërimi, ulëret pa shkak, hedh objektet, apo e kundërta mbyllet në vetvete dhe nuk të flet për ditë me radhë. Xhelozia nuk është e vetmja shenjë e dhunës: fjalët mund të jenë një armë gjithashtu e tmerrshme. Dhuna psikologjike ka efekte shkatërruese pasi minon vetëvlerësimin tënd, rrëzon të drejtën tënde për tu konsideruar një femër, një njeri, rrit frikën tuaj dhe ju humb besimin në botë.

Denonconi
Ndihesh keq, gabim dhe fajtore? Ky është qëllimi i lojës së tij. Izolimi është një mesazh i rëndësishëm, shpesh i pranishëm në lidhjet abuzive. Një person që gradualisht të largon nga rrjeti i besimit tek familja e miqtë synojnë tju izolojnë. Një person i vetëm, me vetëvlerësimin përtokë, viktimë e ankthit, që e gërryen ndjesia e fajit është më i lehtë për tu manipuluar. Dilni nga shtëpia, kërkoni ndihmë. Telefononi nënën tuaj, shoqen tuaj me të cilën i keni prishur marrëdhëniet. Kërkojuni të mos ju gjykojnë, por tu qëndrojnë afër. Mos humbni kohën duke mbledhur sendet tuaja, por gjeni një strehë të sigurtë. Të thyesh izolimin është hapi i parë për të gjetur forcën, të pranoni të flisni dhe fillimi i ndryshimit. Vetëm ti mund të lirosh veten tënde dhe të jetosh femrën që je.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat