14 mijë euro për një natë? Çmenduria e rinisë në Tiranë, ja sa harxhojnë në lokalet e natës

Life style

14 mijë euro për një natë? Çmenduria e rinisë në Tiranë, ja sa harxhojnë në lokalet e natës

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 08:49
Ilustrim

Shumë të rinj shqiptarë ankohen shpesh se nuk kanë punë dhe nuk shohin të ardhme në vendin e tyre. Por, kur vjen puna te jeta e natës, shqiptarët nuk kursehen aspak.

Nga një vëzhgim në “INtv” shifrat që shpenzohen në lokalet e natës në Tiranë janë marramendëse. Një tavolinë nis me 30 mijë lekë… dhe deri në 14 mijë euro.

Për disa orë argëtim shpenzohen vlera që shumcia e shqiptarëve nuk i marrin as për një vit punë.

Në video mund të shihni disa nga faturat e fundjavës së kaluar të siguruara në një nga lokalet e natës në kryeqytet dhe renditen ndër më të lirat.

Bëhet fjalë për tavolina që shkojnë 30 mijë lekë të rinj, dhe këto janë më të zakonshmet shpenzime që shkojnë sa dyfishi i rrogës minimale në vendin tonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat