A është koha që të rifreskoni jetën tuaj seksuale?

Life style

A është koha që të rifreskoni jetën tuaj seksuale?

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 10:08
Ilustrim

Me anë të pornografisë dhe lodrave seksuale që i kemi në dispozicion, ne jemi gjithnjë e më të varur nga stimulimi artificial për kënaqësi seksuale. Seks terapisti Janet Eccles Crompton ndihmon me anë të këshillave që t’i rikthehemi bazave të edukatës seksuale për rofreskim të marrëdhënieve.

Gareth May, 33

“Pornografia është alternativa më e lehtë”

Unë e pranoj, jam një i varur nga pornografia. Gjatë viteve pornografia më ka mësuar shumë gjëra – që nga mjeshtria e fjalëve të pista, teknikat dhe epshi marramendës. Unë kam kaluar shumë kohë duke qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit, duke qëndruar ashtu dembel mbi klikimet e njëpasnjëshme me dyer të mbyllura. Kjo ishte alternativa më e lehtë që të stimuloja nevojën time fizike për kënaqësi seksuale.

A mund që një terapi seksuale me program të caktuar të shpëtoj shpirtin tim rrebel? Rregullat janë të thjeshta: nuk ka pornografi, nuk ka seks apo masturbim, stërvitje të shumta dhe vetë-kujdes. Gjithashtu më kërkuan që të mbaja një ditar për shënime rreth momenteve kur ndjeja nevojën për të shikuar pornografi. Në fillim të javës, ndjeva i pash simptomat e para – një kombinim i vetmisë, frustrim dhe epsh i papërshkruar. Në ditën e katërt, përfundimisht isha i lejuar që të masturboja, por me shumë kujdes dhe kontroll të epshit. Si rezultat i kësaj, unë arrita të përjetoj orgazmën më të fortë që kam pasur ndonjëherë.

Dhe, në fund të javës, arrita të kuptoj seksualitetin tim më mirë se sa gjatë tërë viteve. E keni parasysh kur hani tërë ditën vetëm biskota dhe ushqime të thata, ndërsa e anashkaloni vaktin ushqyes? E njejta ishte edhe me mua rreth pornografise, unë e humbja kohën duke u marrë me gjëra jo të shëndetshme, që nuk më ofronte komoditet dhe realiteti ishte mëse i hidhur; por kur e zëvendësova jetën virtuale me partnerë të vërtetë, gjoks real, atëherë ishte koha që të mbyllja laptopin dhe të vazhdoja tutje.

Rebecca Reid, 26

“Aspak nuk më mungon vibratori im”

Ashtu si shumica e femrave, edhe unë luftoj për një orgazmë si pasojë e seksit penetrues. Ka shmë vite që unë e përdorja vibratorin si stimulues mes meje dhe partnerit dhe gjithnjë kisha orgazma të shumta. Mendova se e kisha gjetur sekretin e seksit të mahnitshëm dhe papritmas unë isha duke e shijuar vazhdimisht penetrimin po aq sa e shijonte edhe partneri im. Por kur shkuam në pushime së fundmi, pa vibrator, ndjehesha paksa e shqetësuar për mungesën e tij. Kështu, na u ofrua ndihmë që të rikthenim kënaqësinë seksuale pa ndihmën e lodrave, dhe isha vërtetë kurioze.

Terapistja Janet na kërkoi mua dhe partnerit që të flisnim për rreth 5 minuta për marrëdhënien tonë, seksin dhe irritimet e vogla. Më pas duhej të ndaheshim për rreth gjysmë ore deri sa të takoheshim përsëri së bashku për të diskutuar, ky ishte ndoshta aspekti më i dobishëm i programit. Duhej që të kontribonim në mënyrë të barabartë, e jo vetëm njëri duke folur e tjetri duke dëgjuar. Ishte një taktikë që e vazhduam për një kohë të gjatë dhe do të j’ua rekomandoja.

Programi i terapisë seksuale përfshinte tre seanca të masazhit përgjatë tri ditëve. Masazhi nënkupton të keni qasje në trupin e partnerit tuaj dhe të keni lejën për ta prekur kudo që dëshironi. Partneri im më befasoi pa masë kur zgjodhi për të prekur dhe lëmuar zonën time të barkut – pjesën më pak të preferuar timen, por fakti që ai dëshironte ta bëjë këtë më hoqi një pjesë të pasigurisë sime.

Gjatë seancës së parë të masazhit nuk e kishim të lejuar të prekim gjenitalet e njëri-tjetrit, në seancën e dytë e kishim lejën që të preknim gjenitalet por jo të arrinim deri në orgazëm, dhe në seancën e tretë pastaj na u lejua edhe përjetimi i orgazmës së shumëpritur. Dhe, pas një jave paraloje, besoni që ia arritëm deri në rifreskimin e raportit tonë seksual pa ndihhmën e mjeteve shtesë. Kjo terapi na përkujtoi se sa argëtuese mund të jetë prekja e pjesëve të trupit të partnerit, pa ndonjë qëllim. Dhe, gjëja më e rëndësishme ishte se nuk kisha më nevojë të përdorja vibratorin…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat