Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Life style

Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 12:30
Ilustrim

Drogë, prostitucion dhe para në lokalet e natës. Shumë vajza të reja vendosin të punojnë në këto lokale, dhe motivi që ato përmendin shpeshherë si arsye, janë kushtet e vështira ekonomike dhe tundimi nga paratë e shumta. Për “Shekulli”, A. M., 24 vjeçe, tregon historinë e saj se si ka nisur të punojë në lokalet e natës.

Ajo thotë se është shkëputur nga qyteti i saj i lindjes, duke ardhur në Tiranë për të punuar si balerinë në lokalet e natës. Sipas saj, çdo vajzë që ka pranuar të punojë në këto lokale si balerinë, është tunduar nga paratë që fiton, siç edhe ka ndodhur me të tetë vite më parë.

Sa kohë ke që punon në lokalet e natës?

Ka disa kohë që unë punoj në lokale. Kam filluar punë që kur isha 16 vjeçe, ndërsa tani jam 24 vjeçe. Jam e vetëdijshme që ajo nuk është një punë e denjë për vajzat, por në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera. Duke u hasur në vështirësi, drejtohemi të punojnë nëpër lokalet e natës.

Çfarë ke bërë fillimisht kur ke shkuar në lokalet e natës?

Kam qenë shumë e vogël në atë kohë dhe nuk e dija fare se çfarë ishte puna. Në qytetin tim të lindjes, dëgjoja shoqërinë që flisnin për lokalet e natës ku luhej edhe muzikë nga këngëtarë të ndryshëm. Unë ndodhesha gjithmonë në kushte të vështira ekonomike, pasi familja nuk kishte asnjë të ardhur. Unë isha e zhvilluar me trup dhe kisha tipare të lezetshme. Teksa fillova të shoqërohesha me shoqëri tjetër, pasi ishte koha kur sapo kisha filluar gjimnazin, më vinin në mendje shumë ide se si mund të fitoja para. Një natë kam dalë me disa shoqe dhe shokë, aty ka ndodhur propozimi i parë për të filluar punë në Tiranë.

U shtanga menjëherë, pasi nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nuk arrija ta kuptoja ende. Por diçka më bëri të ktheja kokën pas dhe të telefonoja punëmarrësit, shuma e parasë që unë do të fitoja.

Si erdhi ky propozim për punë?

Shoqëria me të cilën unë ndodhesha atë natë, njihnin menaxherin e lokalit të natës. Afrohet në mesin tonë dhe më drejtohet mua. Nuk përdori asnjë mashtrim, apo të bënte “kthesa” në muhabet. Ma tha hapur fare, që kemi nevojë për balerina tek një lokal nate në Tiranë. I thashë që nuk jam për atë punë, pasi isha shumë e vogël. Ai vijoi me muhabetin e tij dhe, në fund më tha që do kesh fitime të mëdha parash.Pas një javë mendimesh, u tundova nga paratë dhe vendosa ta provoja njëherë këtë punë, në një kohë kur se dija çfarë ishte.

Çfarë ndodhi më pas. Si shkove në Tiranë?

Telefonova personin që më tha për punë dhe erdhi ai më mori. Më dërgoi në Tiranë, në një lokal ku kishte edhe disa vajza të tjera profesioniste balerina. Unë e hutuar, fillova të bisedoja me balerinat e tjera të lokalit dhe u kërkova të më mësonin ndonjë gjë për punën. Ato më thoshin që nuk ishte fare e vështirë. Në këto momente kisha shumë frikë, pasi nuk e dija ç’po bëja.

Po familja jote, ishte në dijeni të vendimit që ti kishe marrë?

Absolutisht, ata nuk dinin asgjë ditët e para, pasi unë u thash që do të shkoja tek një shoqja ime se kishte mamanë sëmurë në Tiranë. Prindërit e kanë vuajtur shumë këtë pjesë, për shkak se vriste dhe vret shumë mentaliteti. Por u tundova nga paratë që unë s’i kisha parë asnjëherë me sy. Familja e ka marrë vesh disa muaj më vonë, pasi unë ia tregova vet duke i thënë që nuk kthehem më tek ju.

Si është një ditë e zakonshme pune në lokalet e natës?

Të bëhet rutinë puna. Është si të jesh në një punë të zakonshme, por ne jemi të një versioni tjetër. Punën e fillojmë orët e vona të natës, pas orës 23:00. Unë kam ndërruar disa lokale dhe ka disa balerina që punojnë.Mbulohesh nga paratë, pasi vijnë njerëz shumë të pasur dhe që nuk e kanë problem lekun. Ata e përdorin për kënaqësinë e tyre. Një person i thjeshtë mund të hedhë rreth 50 euro për ne, ndërsa ka pasur raste që kanë hedhur edhe 500 euro.

Si i ndani paratë me pronarët e lokaleve. Është e vërtetë që ata ju shfrytëzojnë për prostitucion apo t’ju mbajmë pa dëshirë?

Ka pas shumë raste që balerinat mbahen pa dëshirë nga pronarët e tyre. Nëse një vajzë nuk dëshiron më të punojë, është e lirë të shkojë. Në fund të fundit ajo do bëjë një punë që e ka zgjedhur vetë.Ndërsa ka edhe raste që shfrytëzojnë për prostitucion. Unë njoh vajza që janë përdorur edhe për këtë pjesë dhe, këtu përdoret edhe presioni. Zakonisht presioni përdoret tek vajzat e reja sepse, ato e bëjnë punën me frikë apo me dyshime. Lokalet e natës tani zëre se të gjithë për prostitucion mbahen, pasi këtu ka përfitime të shumta. Vijnë njerëz të njohur që futen dhe nuk e vrasin mendjen për lekun, vetëm emri mos t’u dalë.

Po lëndë narkotike ke marrë ndonjëherë gjatë punës?

Po… Është shumë e vështirë ta refuzosh këtë pjesë. Kur një vajzë është duke kërcyer, i thërret një klient që të shkojë afër tij. Kur shkon aty, ai i kërkon që të pijë bashkë me të dhe të jep lekët. Në shumicën e rasteve je e detyruar të konsumosh.

Çfarë lloji përdoret më tepër?

Kam ndërruar disa vende dhe më shumë përdoret kokaina.

Si janë marrëdhëniet e tua me familjen?

Familja e pranoi me vështirësi shumë të madhe. Pas shumë vuajtjesh dhe qëndrimi larg tyre, unë arrita t’i bindja se për çfarë kisha zgjedhur të bëja atë punë. Ata i vret shumë paragjykimi dhe kanë shumë të drejtë. Unë tashmë kam nisur të ndjek edhe shkollën, dhe të marr një tjetër drejtim në jetën time.Jo gjithë kohën unë do të punoj si balerinë në klubet e natës. Ajo është një punë që ka para të madhe por nuk është e denjë. Aty fiton, por përbuzesh shumë. Dëgjon lloj-lloj njeriu që çfarë nuk thotë, por balerinat janë të detyruara t’i durojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat