Këto pyetje duhet t’ia bëni menjëherë partnerit

Life style

Këto pyetje duhet t’ia bëni menjëherë partnerit

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 15:25
Ilustrim

Nëse ende nuk e keni bërë, duhet të filloni ta bëni tani! Uluni dhe shkëmbeni disa pyetje me partnerin, që janë thelbësore për mbarëvajtjen e lidhjes tuaj.

Pyetjet e renditura më poshtë janë shkëputur nga libri “Tell Me what You’re Thinking” (Më thuaj çfarë po mendon).

Shkëmbejini me njeriun tuaj të zemrës dhe dëgjoni me vëmendje përgjigjen e tij. Më pas ai duhet të bëjë të njëjtën gjë me ju.

Në fund të ditës, do ndiheni më mirë për raportin tuaj dhe do ta keni më të qartë çfarë duhet të përmirësoni në lidhjen tuaj.

1. Nëse dikush do të pyeste “Çfarë është gjëja më e mrekullueshme te partneri juaj, që ju bën ta doni më shumë?” Çfarë do të thotë?

2. Çfarë është diçka tek unë që të konfuzion dhe e ke të vështirë ta kuptosh? Do të doje të ta thoja arsyen që më çon të sillem në atë mënyrë?

3. Çfarë mund të bëj diçka që tani nuk e bëj , që do të bënte të ndiheshe më i vlerësuar?

4. Ekziston diçka që do të doje ta bënim si çift, ose ta bësh vetëm?

5. Cila do të ishte dita ideale për ty, nga zgjimi në mëngjes deri tek rënia për të fjetur në darkë?

6. Si ndihesh kur të puth në publik? Kur të përqafoj në publik? Kur të them që të dua dhe të komplimentoj përpara njerëzve?

7. Në çfarë mënyre dhe në cilat vende do të pëlqente të të prekja? Në çfarë mënyre dhe në cilat vende NUK do të pëlqente të të prekja?

8. Cila është gjëja që do të doje që unë të kuptoja dhe pranoja tek ti?

9. Më thuaj diçka që unë e bëj shpesh dhe ty të bën të ndihesh i dashuruar dhe i vlerësuar.

10. Ekziston diçka që ti e do vërtet dhe nuk ma ke kërkuar ende, ose që unë nuk e kam kuptuar që e do?

11. Ekziston diçka që unë di të bëj dhe do të doje të ta mësoja?

12. Dëshiron të dëgjosh dy gjëra që i vlerësoj ose adhuroj tek ty? (Mendohuni mirë dhe thuajani partnerit, duke përmendur dhe arsyet pse të bëjnë të lumtur.)

13. Sa shpesh do të pëlqente të ta thoja fjalën ‘Të dua’?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat