Kur duhet lidhjen e re ta mbani në fshehtësi?

Life style

Kur duhet lidhjen e re ta mbani në fshehtësi?

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:40
Ilustrim

Për këto pesë situata është më së miri që për lidhjen tuaj të mos flisni me kurrkënd.

Në fillim, është faza e testimit

Kanë kaluar disa javë që kur jeni njohur dhe akoma vazhdon dilema se a jeni të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Në këtë fazë më së miri është që dini vetëm ju se çfarë po ndodh, sepse do të keni qetësinë e plotë në marrjen e vendimeve, pra nëse diçka nuk shkon mirë, nuk do të jeni të detyruar të jepni arsyetime se çfarë ka ndodhur.

Nëse njëri ndër ju ka braktisur partnerin për shkak të atij tjetrit

Besojmë që dëshironi t’i shmangni dilemat dhe konkludimet e këqija, por në njëfarë mënyre edhe të mbroheni nga ish-partnerët, është më mirë të heshtni një kohë

Lidhjen e filluar me tradhti

Situatë e ngjashme si edhe ajo që thamë më sipër. Prisni që emocionet të qetësohen dhe mendojeni veten në situatën e të tradhtuarit. Nuk do të dëshironit që t’ju ndodhte diçka e ngjashme, apo jo?

Situatat e pazgjidhura me ish-partnerët

Derisa të mos i zgjidhni çështjet me ish-partnerët, nuk është fer të flisni për lidhjen e re dhe për atë se si dashuria po lulëzon, as ndaj ish-partnerit, as ndaj partnerit të tashëm.

Kohë më parë keni ndërprerë lidhjen e gjatë

Mbase të dashurin e ri vërtet e keni gjetur, e keni bërë tërësisht për vete…Mirëpo për të mos i zgjuar ish-partnerit dyshime që keni bërë diçka të palejuar, më mirë është të heshtni. Prisni pak, sa për veten, aq edhe për të dashurin e tashëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat