Si të shmanget depresioni në Facebook

Life style

Si të shmanget depresioni në Facebook

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 14:03
Ilustrim

Duke krahasuar veten me të tjerët në Facebook, ka më shumë gjasa që të çojë në rritjen e ndjenjave të depresionit, sesa krahasimi shoqëror jo digjital.

Kjo është një nga gjetjet e disa hulumtimeve mbi lidhjet midis rrjeteve sociale dhe depresionit të realizuara nga David Baker dhe Dr Guillermo Perez Algorta nga Universiteti Lancaster.

Ata shqyrtuan studimet nga 14 vende me 35.000 pjesëmarrës të moshës ndërmjet 15 dhe 88 vjeç.

Në mesin e 1.8 miliard njerëzve të cilët janë aktivë në faqet online të rrjeteve sociale në të gjithë botën, vetëm në rrjetin social Facebook janë më shumë se  1 miliard përdorues aktivë.

Shqetësimet në lidhje me efektin mbi shëndetin mendor të udhëhequr nga Akademia Amerikane e Pediatrisë kanë nisur në vitin 2011 për të përcaktuar ‘Depresionin nga Facebook’.

Adoleshentët kalojnë pjesën më të madhe të kohës në faqet e mediave sociale, si Facebook, dhe pastaj  fillojnë të shfaqin simptoma klasike të depresionit.

Rastet më të shpeshta që çojnë në depresion janë ato kur një person krahason jetën e tij me atë të tjerëve..

Megjithatë, frekuenca, cilësia dhe lloji i rrjeteve sociale online është gjithashtu  shumë i rëndësishëm.

Përdoruesit e Facebook kanë qenë më të rrezikuar nga depresioni kur:

- ndjenjën zili se si të tjerët janë më respektuar

·Ish-partnerët bëhen miq në Facebook

· bëjnë krahasime negative sociale

Gjinia dhe personaliteti gjithashtu kanë një ndikim të madh, ku gratë dhe njerëzit me personalitete neurotike kanë më shumë gjasa të binë në depresion.

Por studiuesit theksuan se aktiviteti në internet, mund t’i ndihmojë njerëzit me depresion  dhe është një burim i shëndetit mendor dhe për të rritur mbështetjen sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat