Meshkujve u pëlqejnë femrat e mençura, por ja përse nuk duan të lidhen me ato

Life style

Meshkujve u pëlqejnë femrat e mençura, por ja përse nuk duan të lidhen me ato

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 15:52
Ilustrim

Në përgjithësi njerëzve u pëlqen ideja e të qenurit në lidhje. A nuk është gjë e mirë të gjesh dikënd që është më tërheqës, më i suksesshëm dhe intelegjent se sa ju vetë? Kjo varet. Për meshkujt,ideja e të qenurit në lidhje me një femër e cila është më inteligjente se ata i bën të tërhiqen.

Një studim ka treguar se aftësia analitike në fakt konsiderohet si kualitet mashkullor dhe të jesh e aftë dhe sfiduese janë kualitete që pjesërisht u interesojnë meshkujve, pra inteligjenca femërore mund të jetë si kërcënim për meshkujt që kërkojnë partnere të ardhshme. Një studim i kryer në vitin 2006 ka zbuluar se meshkujt kur dalin në takim u pëlqen inteligjenca e një femre vetëm nëse ajo nuk është më e mençur se ai. Është vështirë të konkludohet nëse këto studime i përfshijnë të gjithë meshkujt, por pa dyshim që ngrit pyetjen: Edhe kur një mashkull thotë se dëshiron të ketë një të dashur inteligjente, a do të kishte shfaqur interes nëse do ta kishte një të tillë para tij?

Në përgjithësi, meshkujve më shumë ju intereson të dalin me një femër inteligjente vetëm kur janë në njohje e sipër me të, por nuk ideja e të jetuarit bashkë me të nuk i ka eksituar edhe aq shumë. Në studimin që është kryer me 105 çifte, meshkujt janë ndjerë më pak burrërorë kur është dashur që të përballen me një femër inteligjente e ulur afër tyre se sa me femrat e tjera.

Ky studim ka hedhur dritë edhe mbi atë se përse lidhjet janë aq të komplikuara: Jo çdoherë e dimë se çfarë duam, edhe kur mendojmë se e dimë. Kjo është veçanërisht një shembull depresiv.

Duket se, edhe nëse meshkujt thonë se duan një femër të mençur, kur u vjen shansi i tillë nuk janë të interesuar në femra të cilat e kërcënojnë inteligjencën e tyre. Siç thonë studiuesit “ekzistojnë disa kushte të çështjes së vetë – mbrojtjes të cilat mundet t’i zvogëlojnë kualitetet e një partneri që na duket i dëshiruar nga larg.” Përkthimi: Meshkujt që i lënë femrat inteligjente mund vetëm të jenë duke e mbrojtur egon e tyre të brishtë mashkullore.

Natyrisht, bazuar në këto studime nuk do të thotë se të gjithë ose shumica e meshkujve ndjehen të kërcënuar nga intelegjenca femërore. Ky studim vetëm shton se ka shumë komplikime rreth vetëbesimit dhe fuqisë kur është në fjalë tërheqja ndër gjinore. Duhet të kryhen akoma më shumë studime deri sa të arrihet tek një përfundim i saktë.

Në ndërkohë, nuk është ide e keqe që meshkujt të cilët ndjehen të kërcënuar të krijojnë pakëz vetëbesim dhe të mendojnë rreth asaj se përse i frikëson ideja e femrës intelegjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat