Dhjetë rregullat njerëzore të jetës

Life style

Dhjetë rregullat njerëzore të jetës

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 10:51
Ilustrim

Cherie Carter-Scott nga "Nëse jeta është lojë, këto janë rregullat". Ju do të merrni një trup! Mund ta doni apo ta urreni atë, por ai do të jetë juaji tërë kohën e jetës suaj në Tokë.

Juve do t'iu paraqiten mësimet! Ju jeni i përfshirë në një shkollë informative me orar të plotë, të quajtur 'Jetë'. Përçdo ditë në këtë shkollë ju keni mundësinë të mësoni. Mund t'iu pëlqejnë apo t'i urreni ato, por ato janë të projektuara si pjesë e programit tuaj.

Nuk ka gabime, vetëm mësime! Rritja është një proces i eksperimentimit, një seri gjyqesh, gabimesh dhe fitoresh të rastit. Eksperimentet e dështuara janë pjesë e procesit po aq sa edhe eksperimentet që funksionojnë.

Një mësim përsëritet derisa të mësohet! Mësimet do të përsëriten në forma të ndryshme për ju derisa t'i keni mësuar. Kur ju t'i mësoni ato, ju mund të vazhdopni në mësimin tjetër.

Të mësuarit nuk ka fund! Nuk ka asnjë pjesë të jetës që nuk përmban mësime. Nëse jeni i gjallë, ka mësime për t'i mësuar.

"Atje" nuk është më mirë se "Këtu"! Kur "Atje" -ja juaj bëhet një "Këtu" , thjesht do ta gjeni se një “Atje” vetëm duket më e mire se “Këtu” prezente.

 Të tjerët janë vetëm pasqyra juaj! Ju nuk mund të dashuroni apo te urreni dicka te tjetri, nëse nuk reflekton dicka që doni apo urreni tek vetja.

Çfarë bëni me jetën tuaj varet nga ju! Ju i keni të gjitha mjetet dhe burimet që ju duhen. Çfarë bëni me to varet nga ju.

 Përgjigjet tuaja gjenden brenda jush! E gjitha që ju duhet të bëni është të shikoni, të dëgjoni dhe të besoni.

Ju do t'i harroni të gjitha këto në lindje! Ju mund t'i kujtoni nëse doni duke e shthurur spiralen e dyfishtë të njohurive të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat