Në jetë kemi 3 shanse për të rënë në dashuri, ja kur ndodhin

Life style

Në jetë kemi 3 shanse për të rënë në dashuri, ja kur ndodhin

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 11:01
Ilustrim

Në jetën tonë ne biem në dashuri e më pas ndahemi ndonjëherë për t’u bashkuar sërish me këtë person Shumë persona hyjnë në jetën tonë për të na bërë të përjetojmë ulje dhe ngritje emocionale që nuk mendim kurrë se mund të ndodhnin.

Psikologët thonë se një person mund të bjerë në dashuri 3 herë dhe çdo eksperiencë është e ndryshme.

1.Dashuria e përrallave

Ne biem në dashuri kur jemi akoma të rinj. Na duket si ajo lloj ndjenje që kemi lexuar nëpër përralla dhe mendojmë se do zgjasë përjetë.

Refuzojmë t’ia vëmë veshin problemeve të vogla dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë principet tona për hir të kësaj, por thellë e dimë se gjërat nuk janë siç duhet.

Një dashuri e tillë na mëson se ta shohim partnerin ashtu siç është, do na hapë probleme më të thella në lidhje.

2.Dashuria e ndërlikuar

Dashuria e dytë e jetës sonë është ajo më e ndërlikuara. Të bindur se kemi fituar eksperiencë nga dashuria jonë e parë, zgjedhim një partner komplet ndryshe nga i pari.

Kjo lloj dashurie zakonisht ndodh në kohët e gjimnazit ose të shkollës së lartë. Ka të ngjarë që nga kjo lidhje të përfundojmë të manipuluar, të gënjyer dhe të lënduar. Kur kthehet në zhgënjim kuptojmë se momentet e lumturisë do harrohen shumë shpejt.

Një dashuri e tillë na mëson se është e rëndësishme që edhe të na duan mbrapsht.

3.Dashuria “e pjekur”

Pasi kemi pritur shumë ajo më në fund shfaqet. Kjo lloj dashurie nuk është perfekte  por karakterizohet nga ndjenja të vërteta. Është diçka që nuk mund të shpjegohet me fjalë.

Kjo është koha kur ne e pranojmë dhe e duam partnerin tonë ashtu siç është.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat