Dashuria jonë filloi anglisht dhe përfundoi me ...

Life style

Dashuria jonë filloi anglisht dhe përfundoi me ...

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:49
Ilustrim

idhja ime ka historia paksa më të veçantë, sepse ndodhi këto ditë të ftohta dimri e pa borë, ndërsa unë po dilja nga marketi afër KEK-ut në Prishtinë, e ai priste t’i hapej dera që të hynte në të. U gjendëm ballë për ballë në derën e hyrjes së marketit dhe as ai e as unë nuk ia lëshonim rendin njëri-tjetrit. Dhe, kur mbetëm ballë për ballë, më tha "Can i take you for a coffe", shkruan F. E., nga Prishtina.

Kishte ditë që sa herë dilja nga ndërtesa ku banoja vazhdimisht e shihja atë fytyrë të njëjtë mashkulli. Një ditë edhe më shkoi në mendje: “Interesante, e shoh çdo ditë të njëjtën fytyrë”, thashë në vetvete. Pse? Kush është?

Jam studente në vitin e tretë në Juridik dhe, thënë të drejtën, nuk më vardisen fort meshkujt, siç bëjnë pas disa shoqeve të mia. Një ditë edhe më shkoi mendje nëse jam jo e bukur, jo tërheqëse apo...

Por, gjithçka ndryshoi gjatë këtij muaji dhjetori, në këto ditët e ftohta e pa borë...

Kishte ditë që vazhdimisht kur dilja nga ndërtesa ku banoja në hyrje të ndërtesës e shihja të njëjtin mashkull, të njëjtën fytyrë...

Sa e sa herë e solla në mendje se kush ishte, kush mund të jetë e të tjera të ngjashme. Dhe, kështu ndodhi deri në ditën kur një ditë ndodhesha në marketin e që ndodhet afër KEK-ut në Prishtinë. Teksa dilja nga marketi në derë u gjenda ballë për ballë me të njëjtën fytyrë, me të njëjtin mashkull. Nuk ma lëshonte derën, por as unë atij...

Në një çast më tha: "Can i take you for a coffe". Mbeta e shtangur. T’i përgjigjesha me po apo me jo. Ndërkohë, pas nesh qëndronin disa të tjerë që dëshironin të hynin e dilnin nga marketi. U ktheva pak në krah dhe doli, duke u fërkuar për trupin e tij.

Edhe në rrugë më ndoqi pas dhe i thashë: “Pse nuk flet shqip?!”.

Ma ktheu: “Unë jetoj në Angli dhe anglishtja do të të zgjojë kureshtjen”.

Në çast e mendova: Unë studente e ai nga ata djemtë që vijnë nga jashtë për pushim, duke dal me shqiptare se u janë mërzitur të huajat...

Dhe, pa u hamendur më gjatë pranova të pija kafe me të...

E veçanta e lidhjes sonë ishte se u njohëm në Prishtinë, të dy shqiptarë e fjalët e para ishin anglisht. Por, veç fjalëve të para anglisht më nuk ndërruam asnjë fjalë tjetër në këtë gjuhë, meqë të dy jemi shqiptarë... Që në takimin e parë e vërejta se kishte sjellje të mira dhe ishte një xhentëlmen i vërtetë...

Ditët në vazhdim ishin me takime të shumta dhe pas pak ditësh edhe vendosëm të fejohemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat