Si të bini prapë në dashur me partnerin? Këto janë këshillat e psikologëve

Life style

Si të bini prapë në dashur me partnerin? Këto janë këshillat e psikologëve

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 14:28
Ilustrim

Një thënie thotë se nuk mund të zgjidhni personin me të cilin bini në dashuri, sepse kjo ndodh në mënyrë të rastësishme.

Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron se ne kemi kontroll më shumë se ç’mendojmë në zemrat dhe kokat tona. Kjo sepse psikologët kanë zbuluar se është e mundur që me vullnetin tuaj ta rritni ose zvogëloni dashurinë që e keni për dikë.

Këtë dukuri ata e quajnë “rregullim i dashurisë”.

Edhe nëse nuk do të mundeshim ta kontrollojmë krejtësisht dashurinë, të paktën mund t’i japim asaj një formë.

Psikologët, pas eksperimenteve të tyre, sugjerojnë t’i ndiqni këshillat e mëposhtme për të rënë prapë në dashuri me partnerin tuaj:

* Bëni ndryshime të vogla – kjo mund të jetë përqafimi i partnerit para se të ikën për punë, apo përshëndetja e ngrohtë pasi të kthehet. Këto janë gjëra të vogla, por padyshim se bëjnë ndryshim.

* Buzëqeshni partnerit – buzëqeshja liron dopaminë, dhe mundësitë janë të mëdha që edhe ai do t’jua kthejë buzëqeshjen.

* Mendoni pozitivisht – fokusohuni në gjërat që ju pëlqejnë rreth partnerit, imagjinoni kohëra të lumtura në të ardhmen dhe shkruani ato diku.

* Bëni seks – edhe nëse nuk ju pëlqen, seksi është i rëndësishëm sepse studime të shumta kanë treguar që njerëzit duken më joshës në lidhje pas seksit.

* Bëni gjëra të reja bashkë – kjo është dëshmuar se i ndihmon çiftet të ndjehen më të joshur nga njëri-tjetri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat