Mësoni 7 gjëra, që gratë e mençura nuk ia kërkojnë kurrë partnerit

Life style

Mësoni 7 gjëra, që gratë e mençura nuk ia kërkojnë kurrë partnerit

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 15:21
Ilustrim

Shumë gra mendojnë se burrat u detyrohen gjithmonë diçka. Është pikërisht kjo qasje në një marrëdhënie që pengon ruajtjen e besimit dhe respektit reciprok. Por shumë gra e kuptojnë vetëm kur është shumë vonë. Ja 7 gabime që gratë nuk duhet t’i bëjnë në asnjë mënyrë.

Një grua e mençur mbështetet tek vetvetja dhe nuk pret që të tjerët të kujdesen për të

Këtu nuk flasim për fëmijët. Kur fillon të dalë me një burrë, ndonjëherë gruaja nis të bjerë në zakonin që ai ta ushqejë, veshë dhe dëfrejë atë. Megjithatë, një burrë nuk është i detyruar të kujdeset për askënd, përveç fëmijëve të tij – dhe e njëjta gjë vlen për gratë. Ai mund të zgjedhë që të kujdeset për gruan, por s’është i detyruar.

2. Ajo nuk i kërkon një burri që të heqë dorë nga gjërat që do

Kurrë mos i kërkoni një burri që të heqë dorë nga puna apo hobi i tij, për të kaluar më shumë kohë me ju. Një grua inteligjente e di që kjo do ta bëjë atë të palumtur, pasi jeta e tij, ashtu si ajo e të gjithëve, përbëhet nga një shumësi elementësh më të vegjël.

3. Ajo nuk i kërkon kurrë që të braktisë miqtë dhe të afërmit

Mundet që një grua nuk i duron dot miqtë apo të afërmit e tij. Por kjo nuk do të thotë që ai është i detyruar që të heqë dorë prej tyre. Edhe nëse duket sikur ata ndikojnë keq tek ai, nuk është zgjedhja jote. Ai e vlerëson thellësisht miqësinë që ka ndërtuar ndër vite, dje lidhja e tij me të afërmit nuk është më pak e rëndësishme për të se sa lidhja e gruas me të sajët, edhe nëse ai ka konflikte me ta herë pas here.

4. Ajo nuk i kërkon atij që të ndajë interesat e saj

Nëse ai urren të kërcejë por ti ëndërron që të valëzosh salsa me të, shanset janë që ai të refuzojë, dhe nuk duhet të këmbëngulësh. Imagjino si do të ndiheshe nëse ai do të përpiqej të të detyronte të bëje një gjë që e urren. Mos harro: është e mundur që disa interesa të mos i ndani, e kjo nuk tregon mungesë dashurie apo respekti reciprok.

5. Ajo nuk e detyron që të bëhet tjetër njeri

Një grua që e njeh verën e vërtetë të një marrëdhënieje nuk i kërkon partnerit që të ndryshojë. Ajo e di që është në dashuri me një qenie njerëzore reale, që do të ndryshojë vetëm nëse do vetë. Në të vërtetë, një burrë vlerëson vetëm një grua që e pranon ashtu si është dhe që e frymëzon të bëhet njeri më i mirë, pa iu imponuar.

6. Ajo nuk i kërkon të injorojë gratë e tjera

Eshtë koha ta shihni të vërtetën në sy: burrat shpesh nuk mund të mos i vënë re gratë e bukura. Kjo do të binte ndesh me natyrën e tyre. (Natyrisht kjo nuk do të thotë që ta lejosh të flirtojë haptaz me të tjerat). Edhe vështrimi i një gruaje tërhiqet nga njerëz të tjerë tërheqës me të cilët nuk është në lidhje, e këtë nuk mund ta shmangësh. Thjesht pranoje qetësisht këtë fakt.

7. Ajo ka besim tek ai

Një grua e mençur nuk kërkon prova për dashuri dhe afeksion, apo që ai nuk e ka tradhëtuar. Kur lidhja mes saj dhe partnerit bazohet mbi besimin, një grua nuk kërkon kurrë që të shohë telefonin e tij, apo të përpiqet të futet në emailin e tij Që të siguroni paqe dhe harmoni në marrëdhënien tuaj, gjithmonë kërkoni kompromisin, dhe mbani mend se të dy palët ndonjëherë duhet të bëjnë lëshime. Respekti, ngrohtësia dhe durimi – këto janë të rëndësishme në lidhjen mes dy individëve të pjekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat