Katër këshilla për të shmangur sulmin nga kafshët

Life style

Katër këshilla për të shmangur sulmin nga kafshët

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 17:31
Ilustrim

Sulmimi nga ndonjë kafshë e caktuar është rrethanë serioze dhe e frikshme.

Mirëpo, kjo mund të parandalohet t’ju ndodh familjarëve apo shoqërisë tuaj.

Duhet mbajtur mend që kafshët sulmojnë bazuar në instinktin e tyre, e jo në bazë të arsyes.

Rrini larg kafshëve edhe nëse duken të shoqërueshëm

Përpos nëse kafshët janë të shoqëruar me trajner apo veterinarë që din t’i kontroll, atëherë më mirë është të qëndroni sa më larg tyre.

Qëndroni të qetë kur një kafshë ju afrohet

Është mirë të mos lëvizni dhe të mos bërtitni nëse një kafshë ju afrohet, pasi që lëvizjet tuaja vetëm sa e stresojnë kafshën dhe ndikon që kafsha t’ju sulmojë.

Kushtoni vëmendje sjelljes së kafshëve

Çdo shenjë e agresivitetit nga ana e kafshëve është shkak për t’u brengosur. Prandaj, nëse vëreni ndryshim në sjelljen e kafshës suaj, menjëherë qëndroni larg!

Mos vraponi

Qëndroni të qetë dhe kërkoni ndihmë. Mos i shikoni kafshët në sy, pasi që këtë mund ta shohin si shenjë të agresivitetit nga ana juaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat