Vlonjati "në pikë të hallit": Jam dashuruar me motrën e shokut të ngushtë, por...

Life style

Vlonjati "në pikë të hallit": Jam dashuruar me motrën e shokut të ngushtë, por...

Më: 5 janar 2017 Në ora: 09:02
Ilustrim

Një vlonjat ndodhet në pikë të hallit: ai ka rënë në dashuri me motrën e shokut të ngushtë, por nuk do ta pranojë.

Më saktë, ai nuk mund t’i shkruajë vajzës që do, pasi i duket tradhti ndaj shokut të ngushtë.

24-vjeçari jeton në Itali dhe shprehet se është fiksuar keq më motrën e shokut, familja e të cilës jeton gjithashtu në Itali.

Djali shprehet se është menduar shpesh, por nuk ka guxuar të bëjë një hap vetëm për shkak të shokut të tij, pasi nuk do që të prishet miqësia mes tyre.

Vlonjati kërkon ndihmën tuaj, ja çfarë shkruan ai:

Përshëndetje JOQ. Jam një çun 24 vjeç nga Vlora, jetoj në Itali dhe kam një hall, problem, siklet. Më ka hedhur sevdaja keq te një gocë, po është motra e shokut tim të ngushtë, jam menduar gjithmonë t’i shkruaj një sms osé ta përshëndes në rrugë, por nuk kam mundur asnjëherë se s’jam djalë i tillë qe të bëj këto gjera në shoqëri. Nuk di si t’ia bëj e si t’i flas, kam hall se mos prish shoqërinë me shokun tim. Motra e shokut jeton këtu në Itali me familjen, unë jam fiksuar keq, por s’kam bërë kurrë një hap të gabuar se s’jam djalë i tillë, por them në qoftë se do bëja një hap të tillë normale çdo gjë do e bëja serioze. Ju shkruajta ju si shumë njerëz të tjerë që të merrja një vendim nga komentuesit se si mund të veproja osé reagoja. Jam munduar shpesh herë t’i them një çkemi në fb, por gjithmonë jam tërhequr mbrapa me mendimin se mos i thoshte të vëllait e unë prishja shoqërinë. Si t’ja bëj?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat