Përse duhet të dilni nga Facebooku nëse shikoni porno-filma?

Life style

Përse duhet të dilni nga Facebooku nëse shikoni porno-filma?

Më: 9 janar 2017 Në ora: 00:22
Ilustrim

Tabloidi i përditshëm, “The Sun”, sugjeron që gjithmonë të dilni nga Facebooku nëse dëshironi të shikoni filma pornografikë. Sipas tyre, kjo duhet të bëhet sepse mund të gjurmoheni.

Siç duket, sajtet e filmave pornografikë e kanë një shtesë të fshehtë të Facebook-ut, e cila ia mundëson rrjetit social t’ju vëzhgojë.

Facebookut i pëlqen të dijë gjithçka që ju bëni në internet, sepse kësisoj kompania e din se çfarë gjëra preferoni t’i shihni edhe në Facebook.

Edhe në rregullat e Facebookut tregohet se rrjeti social i mbledh të dhënat e juaja kur vizitoni aplikacione të palës së tretë, e të cilat i përdorin shërbimet e Facebook.

Prandaj, kur ora kalon mesnatën dhe dëshironi të ‘relaksoheni’, paraprakisht shkyçuni nga Facebooku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat